Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zaloshnja: 2/3 e votuesve të PD nuk votuan të dielën, kurse 8/10 e socialistëve votuan në shi e rrebesh

18:51 / November 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eduard zaloshnja 415x260 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Titulli i kësaj analize është i mjaftueshëm për mos ta vazhduar leximin e saj. Por bëni durim të lexoni edhe 15 fjalitë e mëposhtme.Në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhje të pjesshme për kryebashkiakë të djelën, PD-ASHM nuk doli me kandidatë të saj politikë, por përkrahu nominalisht pesë kandidatë “të pavarur”.

Dhe këta kandidatë morën vetëm 1/3 e votave që kishte marrë PD-ASHM më 11 maj në territorin e pesë bashkive. Si rrjedhim, gropa elektorale e paparë e 11 majit u tej-thellua më 9 nëntor. Në të pesta bashkitë që ishin në garë më 9 nëntor, diku më shumë e diku më pak, 2/3 e votuesve të PD-ASHM nuk votuan për kandidatët “e pavarur” të mbështetur prej saj (fare pak mund të ketë votuar për kandidatë që ishin jashtë dyshes PS-PD, teksa shumica dërrmuese ndejtën në shtëpi).

Nga ana tjetër, votuesit tradicionalë socialistë shkuan të votonin për kandidatët e tyre, pavarësisht shiut e rrebeshit të së djelës – pothuaj 8/10 e votuesve socialistë të 11 majit votuan të djelën. Kuptohet që pati variacione lokale në pjesëmarrjen e votuesve socialistë – por fjala vjen, deficitin e socialistve të Vlorës në pjesëmarrje e mbuluan socialistët e Beratit, Tepelenës dhe Cërrikut. Në llogari të fundit, votat e PD-ASHM firuan me 2/3 të djelën, krahasuar me 11 majin. Kur kishin firuar më 11 maj me 1/3, krahasuar me 2021-shin.

PD PS zaloshnja zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.