Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pse 21 janari ndryshon të gjithë narrativën e SPAK?

19:58 / November 10, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
21 janari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Më 21 janar 2011 u vranë 4 qytetarë që po rrinin para Kryeministrisë. Kush i vrau? Pse i vrau? Sali Berisha ka thënë se ai nuk do lejonte të sulmohej Kryeministria. SPAK ka thirrur më në fund Sali Berishën të shpjegojë narrativën e tij për këtë ngjarjen ku është folur shumë por askush nuk ka marrë përgjegjësi.

21 janari ndryshon gjithçka sepse nuk ka lidhje me denoncimet e partive, nuk ka lidhje me lojrat politike, ka lidhje me koshiencën e asaj që Gjykata e Strasburgut e quan vrasje shtetërore.

E cila sot rëndon mbi Sali Berishën, i cili ka një process të hapur për rastin Partizani. Të gjithë proceset e hapur në SPAK, apo shumica dërrmuese e tyre kanë nisur nga partitë politike, 21 janari jo.

Natyrisht ka padi nga PS, por tragjedia është publike, Stasburgu është këmbanë. 21 janari e ndan SPAK nga partitë te tragjeitë. Me Gërdecin, SPAK tregoi se nuk e do, ashtu edhe me 21 janarin. Por ja dha me detyrim e përcaktim Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata e Lartë. SPAK për 21 janarin ka treguar se nuk e do, por s’ka ca bën. Dhe kjo është realisht një provë për këtë grup prokurorësh që duhet të ndajnë shapin nga sheqeri. Që të dallojnë çfarë është shpërdorimi i detyrës nga urdhri për të qëlluar në mish.

Por prit, kjo është një pjesë. SPAK nëse e hap këtë dosje duhet ta hap mirë, edhe në pengimin e drejtësisë. Pran ë inluencën që qeveria ka ndikuar ndaj gjyqatarëve e prokurorëve për ta rrëzuar këtë narracion. Dosja duhet të hapur e plotë e sipas gjasave provat kanë arritur, 21 janari nuk ka fajësim vetëm për ata që kanë qëlluar, pore dhe ata që kanë urdhëruar për të qëlluar pë rata që kanë urdhëruar për të fshehur provat, por mbi të gjitha për ata që kanë urdhëruar për të mos dënuar autorët e vrasjeve të 21 janarit.

Sali Berisha tenton t’ja vërë fajin opozitës së kohës, përkatësisht Edi Ramës. Po jo vetëm Berisha, pore dhe enturazhi i tij. Sipas tyre Rama i ka çuar njerëzit në grykën  pushkës së Gardës së Saliut.

Po mirë, pse Berisha i vrau? Çfarë punë i prishën 4 viktimat e 21 janarit? Nëse donte të vrsite Edi Ramën siç ka thënë disa herë është tjetër gjë, po pse ata që u vranë. Pse u vranë realisht Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Kush i vrau? Kush urdhëroi t’i vrasë? Në fund të fundit pse? Ky hetim i SPAK sado që të jetë sipërfaqësor do të sjellë realisht një zhvillim të ri, ku vrasësit, apo mbrojtësit e vrasësve nuk do të shesin më mend.

21 Janari narrativen ndryshon spak ylli pata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

20 mijë euro për të transferuar të dënuarin nga Turqia, SPAK çon në gjyq 3 persona

10:39 / February 7, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.