Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Dosja të kthehet për hetim”, Kryemadhi pas shtyrjes së seancës: Nuk ka prova të reja nga SHBA

12:45 / November 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3590
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për zëvendësimin e masës për Ilir Metën, i cili kishte kërkuar lirinë.

Pasi doli nga GJKKO, Monika Kryemadhi dha një prononcim për gazetarët, ku tha se do të kërkojë që dosja të kthehet për hetime në SPAK.

Të njëjtën kërkesë parashtroi edhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani më herët për gazetarët. Sipas saj, përmes avokatit të saj, kërkoi në seancë që të saktësohet se nuk bëhet fjalë për prova të reja të ardhura nga Amerika por për kthim përgjigje për një letër porosi të drejtuar nga SPAK në vitin 2024.

“ Avokati im kundërshtoi dorëzimin e letërporosisë për të pasur një qartësi se pati informacion të gabuar për opinionin publik. Nuk ka asnjë provë të reja, por është kthimi i përgjigjes së letërporosisë të bërë nga SPAK, prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen për gjykim pa mbyllur hetimet. Nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrë në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit nuk po quaj falcifikator. Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtësisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e  kësaj dosje. Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GISIS. Duke e lexuar me ekspertë financiarë, është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS. Ose me paaftësinë e lexuesit financiar të SPAK ose me keqdashësi.”, tha ajo.

Ndërsa avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha “Hetimet kanë përfunduar që në gusht. Nuk faktohet që në LSI, Meta sipas kontratës nuk rezulton asnjë pagesë, s nga llogaria bankare e partisë dhe asnjë brenda partisë. Ju duhet të kuptoni që s’ka asnjë pagesë me firmën e zotit Meta, sekretarit të partisë për llogari të LSI. Unë vij këtu për të bërë proces të rregullt ligjor, nëse çmendën prokurori dhe gjyqtarët e japin dhe marrin prova të paligjshme… I kërkova gjykatës që të mos pranojë asnjë provë në këtë moment procedural. Ne s’kemi problemin e provave, por marrjen e provave, u largua sepse pres të shprehet gjykata.”

dosja Monika Kryemadhi prova SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.