Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dashnor Sula: PD duhet të riformatohet, vetëm ndryshimi i lidershipit mund të ngjallë shpresën

19:59 / November 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashnor sula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ish- deputetin e Partisë Demokratike Dashnor Sula, kjo parti do të duhet që të riformatohet.

Sula tha se vetëm ndryshimi i lidershipit në PD mund të ngjallë shpresën tek qytetarët.

“Nëse PD nëse nuk riformatohet nga baza deri lartë kështu do të vijoi kjo punë. Nuk fitohet të duke thënë duhet që të largohet Rama, Rama ka fituar, pse duhet që të iki. Ka një gjë, ndërrim lidershipi, sepse kështu ngjallet shpresa, mund të mos fitosh njëherë të jesh i sigurt se herën tjetër je alternativë e besueshme. Ne nuk jemi aty ku duhet. sepse ne jemi ata që kanë bërë këtë. 20 vite në politikë unë nuk kamë jam akuzuar për asnjë aferë korruptive“, tha ai.

Sula tha se opozita ndodhet në një moment të vështirë, ndërsa theksoi se opozita nuk është në rrugën e duhur për të mundur kundërshtarin e saj politik.

“Opozita është në një moment të vështirë, nuk është në nivelin ku duhet dhe nuk e ka mbledhur veten nga humbja e 11 majit. Opozita nuk është në rrugën e duhur sepse do të duhet që të ketë një armë të fortë që se ka kundërshtari do të duhet që të ketë moralitetin. Nëse ti thua kundërshtari im politikë është i korruptuar duhet të jesh vet kristal që ta sfidosh. Këtë e demostrojnë edhe zgjedhjet e fundit edhe target grupi i votuesve ishte mbi 55- vjeç dhe pati bojkot që do të thotë, njerëzit nuk dalin më të votojnë u është vrarë shpresa. Aty ka nga ata që marrin vetëm rrogën, ose nuk kanë pasur fare rrogë dhe lëvizin me Range Rover“, tha ai.

Një koment e pati edhe për atentatin që ndodhi afër aeroportit të Rinasit, ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shulalzit, Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij Muçi Shaljani.

“Ngjarja është e rëndë dhe me pasoja pavarsisht se çfarë përfaqëson viktima, detyra e shtetit është ti sigurojë jetën çdo qytetari. Vendi ku ka ndodhur ngjarja është në aeroport dhe duhet që të kishte një reagim më të shpejtë. Është e rëndësishme që rrethi i agjentëve policor të jetë në nivel maksimal për të parandaluar ngjarje të tilla, por duhet që të reagohet shpejtë dhe të kapen autorët dhe kjo gjë nuk ndodhi“, tha ai.

dashnor sula lidershipit ndryshimi PD riformatohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.