Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacion ndërkombëtar në 35 shtete, policia arreston 29-vjeçarin në Tiranë për pornografi me të mitur

16:56 / November 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1763048750xtirane policiajpg 703
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka goditur një rast të përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur, duke vënë në pranga një 29 vjeçar në Tiranë. Arrestimi i tij u krye në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Pornografia me të mitur”.

Operacioni u zhvillua në kuadër të aksionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, që synon luftimin e shfrytëzimit seksual të fëmijëve në internet. Në këtë operacion morën pjesë agjenci ligjzbatuese nga 35 shtete, nën drejtimin e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë dhe Zyrës Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), me mbështetjen e EUROPOL-it.

Pas informacioneve të siguruara nga autoritetet gjermane dhe EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale kreu veprimet hetimore që çuan në identifikimin dhe arrestimin e 29-vjeçarit.

Policia e Shtetit thekson se mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi në internet mbetet prioritet dhe u bën thirrje qytetarëve, prindërve dhe të rinjve që të raportojnë çdo rast të dyshuar të shpërndarjes, prodhimit apo konsumimit të materialeve pornografike me të mitur, si dhe çdo formë tjetër abuzimi seksual online në kanalet zyrtare të komunikimit të Policisë së Shtetit: Email: CC@asp.gov.al, Telefon: +355 69 415 5552, Portali online: https://asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik/.

Policia e Shtetit garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm për çdo sinjalizim që lidhet me abuzimin apo shfrytëzimin e të miturve në internet.

35 shtete operacion pornografi me të mitur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.