Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky vizitë në Athinë të dielën, presidenti ukrainas do të zhvillojë takime me liderët e Greqisë

21:46 / November 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat greke bëjnë me dije se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të mbërrijë në Athinë të dielën. Vizita e tij ishte paralajmëruar më herët nga Ministria e Jashtme greke, por u konfirmua përfundimisht gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas programit aktual, udhëheqësi ukrainas do të ulet në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në orën 12:20 të mesditës. Më pas do të shkojë në Pallatin Presidencial, ku do të takohet me Presidentin e Republikës, Konstantinos Tasulas.

Më pas vijojnë takimet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis në zyrën e tij dhe në fund dhe në fund do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e parlamentit, Nikitas Kaklamanis.

Sot, një ekip parapërgatitor prej rreth 12 personash nga ambasada ukrainase, zyra e shtypit dhe ekipi i sigurisë së Zelenskyt, vizituan këto vende për për provat ceremoniale.

Sipas burimeve diplomatike, ardhja e presidentit ukrainas lidhet ngushtë me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet greko-amerikane dhe planin për zgjerimin e bashkëpunimit energjetik ndërmjet Greqisë dhe SHBA-së.

Sipas këtij plani, Greqia pritet të shndërrohet në portë hyrëse për gazin natyror të lëngshëm amerikan (LNG) përmes Aleksandrupolis dhe Revithousës, gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe për Kievin.

I ashtuquajturi “korridori vertikal” energjetik, që do të nisë nga Aleksandrupoli dhe do të kalojë nëpër Bullgari, Rumani, Moldavi, për t’u lidhur me Ukrainën, përbën prioritet strategjik për Shtetet e Bashkuara me synimin për shkëputjen nga gazi rus. Kjo është edhe një ndër temat kryesore në axhendën e Zelenskyt, pasi rezervat e gazit në Ukrainë janë ulur ndjeshëm.

Për të përballuar dimrin, qeveria ukrainase planifikon të rrisë me 30% importet e gazit natyror, veçanërisht pas sulmeve ajrore ruse që dëmtuan rëndë infrastrukturën energjetike të vendit. Këtë mungesë pritet ta mbulojë furnizimi me gazin e lëngshëm (LNG) amerikan që do të kalojë përmes Greqisë.

Në këtë fazë, pavarësisht se projekti përfshin të gjithë kontinentin evropian, vetëm Ukraina ka shprehur zyrtarisht gatishmërinë për të pranuar një sasi të madhe të këtij gazi përmes korridorit të ri.

Kujtojmë se Zelensky ka vizituar Athinën edhe më parë, në gusht të vitit 2023, me ftesë të Mitsotakisit për darkën me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së. Po ashtu, kryeministri grek ka vizituar Odesën në mars 2024 dhe më pas në qershor, ku mori pjesë në Samitin e 4-t të Ukrainës me Evropën Juglindore, me ftesë të presidentit ukrainas.

Athine liderat mitsotakis Takim zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.