Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mbyllet pjesa e parë 0-0, Andorra–Shqipëri barazim pa gola

22:00 / November 13, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndeshje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorra–Shqipëri me rezultatin 0-0.

Një duel vendimtar ku fitorja mund t’i japë kuqezinjve biletën për Play Off-in e Botërorit 2026, por Kombëtarja jonë nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Kuqezinjtë e nisën takimin me ritëm të lartë, duke tentuar të krijojnë rrezik nga fillimi.

Tentativa e parë për të shënuar erdhi nga Kristjan Asllani, i cili ekzekutoi një goditje dënimi, por topi përfundoi jashtë portës.

Skuadra e Andorrës kundërpërgjigjej me sulme të shkurtra, duke rrezikuar disa herë portën e Strakoshës.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, gjatë një goditjeje këndi për Shqipërinë, topi i goditur nga Berat Gjimshiti përplaset mbi traversë, duke shpëtuar portën vendase.

Skuadra e drejtuar nga Sylvinho kërkon vetëm fitoren për të mbajtur gjallë ëndrrën e madhe, ndërsa sytë janë gjithashtu edhe nga “Wembley”, ku Anglia pret Serbinë.

Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje pas fitores historike ndaj Serbisë, ndërsa trajneri Sylvinho ka kërkuar përqendrim maksimal, duke paralajmëruar se përballja ndaj Andorrës “nuk është aspak e lehtë”.

Sipas kompanive ndërkombëtare të basteve, Shqipëria është favorite absolute për të marrë tre pikët në këtë transfertë.

Fitorja e kuqezinjve kuotohet me koeficient 1.29, bBarazimi vlerësohet me 5.00 ndërsa fitorja e Andorrës, që do të ishte një surprizë e madhe, ka koeficientin 13.00.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë:
Strakosha; Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj; Asllani, Laçi, Shehu; Broja, Hoxha, Manaj.
Trajner: Sylvinho

Ndeshja minutë pas minute

45+1′ – Goditja me kokë e Berat Gjimshitit, topi përplaset mbi traversë pas një krosimi brenda zonës së gjashtë metrave.

45′ – Jepet vetëm 1 minutë kohë shtesë

39′ – Karton i verdhë për Eric Izquierdo të Andorras

37′ – Armando Broja fut një  top të bukur brenda zonës, por mbrojtësi largon rrezikun

35′ – Rey Manaj gjuan nga brenda zonës, por topi bllokohet në mënyrë brilante dhe përfundon në goditje nga këndi

33′ – Pau Babot përpiqet të gjejë shokun e lirë në zonë, por Thomas Strakosha del dhe largon topin

31′ – Lojë e organizuar nga Andorra, me pasime të shkurtra për të gjetur hapësira në mbrojtjen shqiptare.

28′ – Aron Rodrigo Tapia gjuan nga pranë zonës, por topi fluturon mbi traversë

22′ – Rey Manaj shpërdoron mundësinë duke gjuajtur në shpinën e kundërshtarit

17′ – Kristjan Asllani merr përsipër goditjen e një faulli. Gjuajtja e tij fluturon pak mbi traversë dhe topi përfundon jashtë loje

12′ – Rey Manaj kontrollon topin pas një krosi të saktë në zonë dhe gjuan drejt portës, por tentativa e tij bllokohet pa dashje nga një prej shokëve të skuadrës.

8’ – Top në thellësi i Ajetit por Rey Manaj nuk e arrin dot, fundore për Andorrën

0′ – Arbitri rumun Horațiu Feșnic fërshëllen për fillimin e ndeshjes – ka startuar Andorra–Shqipëri

Momente emocionuese u regjistruan para nisjes së sfidës mes Andorrës dhe Shqipërisë, ku gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar, stadiumi u përfshi nga një atmosferë elektrizuese, teksa mijëra tifozë kuqezinj kënduan njëzëri himnin shqiptar.

1 Andorra barazim pjesa Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.