Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Ju priftërinjtë jeni të shtypur, na futët virusin e çipin”, Cako: Shkrimet fetare janë të gjitha irracionale

23:01 / November 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
top story
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” u diskutua rreth teorive konspirative që qarkullojnë ditët e sotme në internet.

Alfred Cako gjatë diskutimit tha se klerikët i janë nënshtruar pakicës elitare që krijon teoritë konspirative dhe se priftërinjtë në kohën e pandemisë së COVID-19 inkurajuan njerëzit të bënin vaksinën që sipas tij brenda tyre kishin çip identifikues dhe se shkrimet fetare janë irracionale.

Dom Mark Pashkja e kundërshtoi duke i thënë se feja mëson që njeriu të besojë duke përdorur arsyen e asaj që është zbuluar, “pra racionales”.

Pjesë nga debati:

Alfred Cako: Ju klerikët jenë bërë pjesë e shtypur e atyre që i bëjnë teoritë e konspiracionit dhe ne që na thonë teoricien të konspiracionit jemi anti-konspiracion. Ne zbulojmë teoritë që bëjnë një elitë e vogël në botë në bashkëpunim me fetarët, që gjatë COVIDIT u zvarritët dhe s’doli asnjëri të bëjë detyrat, por u nënshtruat dhe dolët iu thatë njerëzve që duhet të bëni vaksinën, kurse në kohët e pandemive të mëdha, etërit e mëdhenj kanë dalë pa maska dhe iu kanë shërbyer njerëzve të sëmurë dhe nuk di ndonjë rast të ketë vdekur ndonjë prej tyre. Kurse ju që mendoni kështu jeni nënshtruar ndaj kësaj pakice dhe po i shërben asaj pakice.

Dom Mark Pashkja: Zoti Cako dhe performanca e tij është tipike kur në mënyrë dogmatik besohet irracionalja. Në krishterim kemi dy linja feja dhe arsyeja, pra të besojmë duke përdorur arsyen e asaj që është zbuluar. Pra shkrimet e shenjta përpiqen të na tregojnë hyjnoren dhe ne me bazën tonë racionale jemi të prirur të besojmë hyjnoren. 

Cako: Besimi është irracional. Të jepet në librat e shenjtë, dhe ti pa logjikë do ta pranosh. Të thuhet që Krishti u ringjall pas 3 ditësh, ti do ta besosh, jo me racionalen, por me irracionalen, të gjitha librat e shenjtë janë irracional, ndaj je duke folur gabim.

Dom Mark Pashkja: Dëgjo gabimin tim. Pra do të thotë përmes racionales të besojmë atë që është hyjnore, që jo automatikisht është irracionale. Është thjeshtë diçka që mendja njerëzore nuk arrin ta përqafojë, për shkak të limitimeve të saj. Nëse i referohemi ringjalljes së Krishtit që thotë Cako, që është irracionale sipas tij nëse mendojmë në nivelin njerëzor, por nëse në Krishtin shohim personin hyjnor, është totalisht racionale të besoj te ngjallja e tij sepse zoti ka mundësi të ngjallet.

cako fetare konspirative prifterinjte shkrimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.