Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Nga viti 2026 rroga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit do të shkojë 700

10:33 / November 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3815
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Njësisë numër 3 në Tiranë.

Ai foli për projekt-buxhetin e PS-së, duke u shprehur se ka si kryefjalë pensionistët, ndërsa gjithashtu u ndal dhe te pagat e personave që punojnë.

“Edhe pse është një ditë pushimi, jemi mbledhur për të ndarë së bashku disa momente dhe për të diskutuar për disa linja kryesore të buxhetit te bashkisë, por edhe buxhetit të shtetit për vitin që troket. Më vjen shumë mirë që kemi një projekt-buxhet të qeverisë të PS-së, që ka si kryefjalë pensionistët.

Pas një përpjekje të gjatë ne kemi arritur të krijojmë kushtet financiare falë rritjes së ekonomisë, falë reformave që nxitën rritjen e ekonomisë dhe falë mbështetjes së palëkundur të shqiptarëve që na dhanë mundësinë të krijojmë një projekt afatgjatë për Shqipërinë në BE. Ne kemi angazhuar në dispozicion të pensionistëve 1.7 miliardë euro plus që do të disbursohen gjatë mandatit tonë të katërt duke nisur nga janari i vitit që vjen.

Çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm. Çfarë pensionistët do të marrin në 2026-ën do të dyfishohet në 2027, do trefishohet në 2028, do katërfishohet në 2029 dhe do të pesëfishohet në 2030-ëm. Është një sforco shumë e madhe nga pikëpamja financiare, por është një sforco që më në fund mund të bëjmë, sepse jo vetëm që është një gjë që e kemi synuar dhe dëshiruar, por nga ana tjetër mund ta bëjmë pa cenuar pjesën tjetër, rritjen ekonomike, të ardhurat që duhet të vendosim për të gjitha ato aspektet që lidhen me fëmijët, kopshtet, çerdhet, shkollat, që nga kujdesi shëndetësor te ai social.

Në buxhetin e vitit që po troket, që nga janari, paga minimale, për të gjithë shqiptarët që jetojnë me punë, ata që e kanë 400 euro do të shkojë 500 euro. Nuk do të jetë vetëm për ata që punojnë në sektorin publik, por për të gjithë ata që punojnë. Deri në fund të mandatit të katërt do e çojmë pagën minimale 700 euro. Për shkak të pagës minimale do të rriten dhe pagat e tjera. Do të rriten pagat për mësuesit, mjekët, infermierët, punonjësit e policisë, ushtarakët dhe gjithë të tjerët”, tha ndër të tjera Rama.


Buxheti 2026 Edi Rama Kryeministri paga minimale pensionistët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.