Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Begaj: Gjuha shqipe, identiteti ynë kombëtar dhe trashëgimia që duhet ta mbrojmë me përkushtim

14:31 / November 15, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3847
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Gjirokastër. Në kuadër të ditëve të shënuara të nëntorit, Presidenti Begaj u ftua nga shoqata atdhetare Labëria – Nder i Kombit në takimin mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me universitetin “Eqerem Çabej”.

Gjatë kësaj vizite Presidenti Begaj përcolli mesazhe të rëndësishme për sa i përket ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi domethënien e thellë të gjuhës shqipe si “shpirti dhe ashti i kombit shqiptar”, duke e lidhur aktivitetin me datat e shenjta të muajit të nëntorit në javën e alfabetit.

Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e deritanishëm për ruajtjen, përcjelljen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, ndërsa bëri apel për një strategji të re për mësimin shqip të fëmijëve që jetojnë jashtë.

Presidenti Begaj theksoi kontributin e figurave të shquara gjirokastrite, si Eqerem Çabej dhe Ismail Kadare në studimin, pasurimin dhe lartimin e shqipes, duke përmendur shprehjen e Kadaresë se “Gjuha është atdheu”.

Presidenti i Republikës u ndal veçanërisht në rolin historik të Kongresit të Manastirit në unifikimin e alfabetit shqip.

“Kongresi i Manastirit i vitit 1908 mbetet një ndër momentet më të ndritura të historisë shqiptare. Pas Kuvendit të Lezhës dhe Lidhjes së Prizrenit, ishte Kongresi i Manastirit që përcaktoi rrugën e bashkimit shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve përmes njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Me atë vendim u hodhën themelet e identitetit tonë modern dhe u ndez drita e një bashkimi që do të përgatiste pavarësinë”, theksoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e mësuesve, prindërve, shoqatave kulturore dhe klerikëve që po mbajnë gjallë gjuhën amtare në Diasporë.

“Ata janë ambasadorët e gjuhës sonë në botë dhe meritojnë mirënjohjen e përjetshme të kombit tonë”, u shpreh Presidenti i Republikës, duke theksuar se përpjekjet e tyre kanë nevojë për mbështetje më të fortë, për një vizion të përbashkët e të qëndrueshëm.

“Ne duhet të jemi kujdestarët e vetëdijshëm të gjuhës sonë, ta mbrojmë me dashuri dhe urtësi, duke e përditësuar dhe duke e përshtatur me kohën”, u shpreh Presidenti Begaj.

Në mbyllje, Presidenti i Republikës falënderoi organizatorët dhe universitetin “Eqerem Çabej” për kontributin në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke theksuar se “ruajtja e shqipes është ruajtja e vetë atdheut”.

Kreu i Shtetit u prit nga Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe autoritetet vendore, e po ashtu zhvilloi vizita në Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë, në Obeliskun e Arsimit dhe në kalanë e Gjirokastrës.

bajram begaj Identiteti Presidenti Trashëgimia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.