Kryeministri Edi Rama ka uruar skiatoren Lara Colturi për vendin e dytë të arritur në Botërorin e Slalomit të Skive në Levi të Finlandës.
Rama ka vlerësuar këtë rezultat si një arritje të madhe për sportin shqiptar, duke theksuar se Lara Colturi, skiatorja e Shqipërisë, ka siguruar vendin e dytë në një ditë të veçantë për të, teksa feston 19-vjetorin e lindjes.
“Lara Colturi, skiatorja e Shqipërisë, ka siguruar vendin e dytë në Botërorin e Slalomit në Finlandë.E gjithë kjo arritje e madhe në një ditë të veçantë për Larën, e cila sot feston 19-vjetorin e saj. Edhe 100 Lara”,-shkruan Rama.
Colturi realizoi dy lëshime perfekte, duke regjistruar kohën 1:50.58, që i siguroi podiumin e dytë. Kampionia amerikane Mikaela Shiffrin, me kohën 1:48.92, fitoi për herë të nëntë në Levi, duke konfirmuar dominimin e saj në këtë disiplinë.
Ky triumf i Larës Colturi shënon një moment të ve
