Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

13:13 / November 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në deklaratë për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve këtë të hënë, 17 nëntor.

“Pas 30 minutash gënjeshtra të historianit dhe akademikut Taulant Balla, që kishte marrë përsipër të mësonte gazetarët si të bëjnë punën e tyre, jam i detyruar të sqaroj se mazhoranca socialiste vijon me qëllimin për asgjësimin e parlamentarizmit”, tha kreu i grupit të PD-së.

Njoftoi se PD ka depozituar një mocion me debat për mungesën e një ligji të posaçëm për caktimin e minimumit jetik.

“Masa e ndihmës për personat e papunë apo ndihma për familjet në nevojë është 40 mijë lekë të vjetra, a mundet ai vetë personalisht të jetojë me 40 mijë lekë të vjetra në muaj? A mundet një familje me katër persona të paguajë të gjitha detyrimet me ndihmën që i jep shteti shqiptar?!”, tha me ironi Bardhi.

Theksoi po ashtu se Partisë Demokratike i janë refuzuar pesë kërkesa për mocion me debat, dy kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore dhe dy kërkesa për interpelancë urgjente.

Shtoi se një rast i paprecedentë po ndodh në komisionet parlamentare.

“Qeveria e solli projekt-buxhetin të pashoqëruar me projektligjet financiare. Pa u diskutuar fare në Konferencën e Kryetarëve, pa qenë në punimet e Kuvendit, komisionet kanë nisur, në më pak se 48 orë, shqyrtimin e projektligjeve financiare, pa një kalendar të veçantë.”

“Agjenda e Kuvendit po caktohet nga agjenda e qeverisë”, nënvizoi demokrati.

“Opozita nuk po lejohet të ushtrojë misionin e vet dhe të drejtat e veta në Kuvendin e Shqipërisë”, tha ai, duke ripërsëritur arsyen pse është thirrur protesta e sotme para Kryeministrisë.

“Sa të jem unë kryetar i grupit, nuk do ketë asnjë diskutim në kafenetë e Kuvendit, por në organet e Kuvendit me transparencë të plotë”, përfundoi ai.

Gazment Bardhi minimumi jetik reagimi Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.