Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Iu publikuan email-e me Epstein, ish-drejtuesi i Harvardit tërhiqet nga angazhimet publike

08:19 / November 18, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3913
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-drejtuesi i Harvardit, Larry Summers, ka njoftuar sot më 18 nëntor, se do të tërhiqet nga angazhimet publike, pasi email-et e tij me pedofilin Jeffrey Epstein u bënë publike.

Në një deklaratë, Summers tha se është “thellësisht i turpëruar” dhe pranoi përgjegjësinë për komunikimin e vazhdueshëm me Epsteinin.

Dokumentet e publikuara nga Kongresi tregojnë se ai ka shkëmbyer email-e me Epsteinin deri një ditë para arrestimit të tij në vitin 2019. Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë për publikimin e të gjitha dosjeve të Epsteinit.

Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim mbi lidhjet e Epsteinit me Bill Clinton dhe figura të tjera të larta demokrate, pas presionit nga presidenti Trump. Clinton ka mohuar kategorikisht të ketë pasur dijeni për krimet e Epsteinit, raporton BBC.

Summers, i cili ka shërbyer si Sekretar i Thesarit nën administratën Clinton dhe këshilltar ekonomik i Obamës, tha se do të fokusohet në rikthimin e besimit te njerëzit pranë tij.

Qendra për Progres Amerikan njoftoi se Summers nuk është më pjesë e saj. Ai vazhdon të jetë në bordin e OpenAI, megjithëse ende nuk dihet nëse do të mbetet në këtë pozicion.

epstein Harvard Ish-drejtuesi tërhiqet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.