Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

I njëjti krim, i njëjti prokuror dhe i njëjti kriminel…15 vite më pas

21:47 / November 18, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Ndërsa Sali Berisha do të shkojë për herë të parë para prokurorëve për 21 janarin, ai është duke rikthyer edhe një herë vëmendjen për standardin me të cilin drejtësia shqiptare la në heshtje krimin më të madh politik të 35 viteve, që mund të ndryshonte në mënyrë dramatike fatin e demokracisë në Shqipëri sikur më 2013 të mos kishte ndodhur rotacioni politik.

Vrasjet e pagjykuara dhe të pandëshkuara të 21 janarit, ngjallën frikë në shoqërinë shqiptare dhe filluan të ngrenë kultin e Berishës si një lider i paprekshëm dhe i pandëshkueshëm nga drejtësia. Një komision hetimor qesharak drejtuar nga një ish ministër drejtësie sharlatan, që përpiqej të imitonte Koçi Xoxen, u përpoq të frikësoj gjithë trupën e drejtësisë, duke u sjellë si prokurorë I tyre. E vetmja që u qëndroi me dinjitet në sallë ishte Ina Rama. Ata po ashtu u përpoqën të frikësojnë shtypin, duke na shpall ne katër gazetarët kryesor kritikë me qeverinë në atë kohë, si puçistë, por për fat të keq, nuk guxuan të na thërrisnin në komision duke e anuluar ditën e fundit. Do të ishte një rast i mirë së paku të talleshim me vrasësit që fryheshin mbi karriget e komisionit.

Nëse kthen kokën pas dhe shikon se si është sjellë prokuroria me këtë çështje, duket se në horizont ka rezistuar vetëm kryeprokurorja Ina Rama, e cila ka qenë edhe traget i sulmeve të pacipa nga Sali Berisha. Gjithë trupa e prokurorisë së Tiranës që dokumentoi gjendjen në terren dhe më pas gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit, janë sjellë më shumë si të akuzuar, se si akuzues.

Në natën e 21 janarit, ndërsa prokuroria e Tiranës dërgoi prokurorët në terren, ata u penguan para Kryeministrisë të dokumentonin plumbat në portën e Kryeministrisë, e cila u hoq në sytë e tyre nga gardistët dhe punonjësit e administratës. Ata u sorollatën gjithë natën dhe nuk mundën të merrnin dot as serverët e Gardës dhe as serverin e Kryeministrisë, duke u shpërfillur sikur të ishin emigrantë të punësuar dhe jo prokurorë të shtetit.
Prokuroria e Përgjithshme, e cila koordinonte hetimin përmes drejtorëve të prokurorisë, ndërhyri në shumë raste për t’i rezistuar injorimit që shteti u bëri prokurorëve, dhe mori përgjigje nga Sali Berisha duke i ngritur një komision hetimor dhe duke u përpjekur ta poshtërojë me gjuhë seksiste si “lavire bulevardi”, duke aluduar për “grushtin e shtetit” të shpikur.

Tani kam dëgjuar disa nga njerëzit e drejtësisë që shpëtuan Sali Berishën nga gjykimi për këtë krim, të fajësojnë ish-kryeprokuroren, por kjo është një alibi që më shumë i turpëron.
Asnjë nga prokurorët e çështjes as në shkallë të parë dhe as në apel, ku ishte edhe zoti Dumani, nuk guxuan të shpallin mos kompetencën duke nxjerrë në pah nevojën për të thirrur në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën si persona drejtpërdrejt përgjegjës për tragjedinë. Ata e trajtuan çështjen si prishje të rëndomtë të rendit dhe në sallën ku gjykoheshin gardistët, të mbushur plot me militantë të PD, të vetmit që dridheshin nga frika ishin gjyqtarët, jo vrasësit.

Të mërkurën Sali Berisha do të paraqitet në SPAK pas gati 15 vitesh. Për koincidencë, kryeprokurori i SPAK është Altin Dumani, i cili ka qenë prokuror i kësaj çështjeje në apel, që nuk ka guxuar atëherë të thërrasë Sali Berishën. Pra kemi të njëjtin krim, të njëjtin kriminel, të njëjtin prokuror. E vetmja gjë që ka ndryshuar është se pas gati 15 vitesh është humbur beteja për të mos e rihapur këtë çështje, dhe i njëjti kriminel do të dalë përballë të njëjtit prokuror për të njëjtin krim, për të cilin nuk është pyetur për gati 15 vjet.

Pra e vetmja gjë e re është Reforma në Drejtësi. Dhe ajo është në provim për ta kaluar klasën duke filluar prej 19 nëntor 2025 e në vazhdim.

Berisha krim kriminel Mero Baze Prokuror
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.