Besim Kelmendi është shkarkuar nga detyra e ushtruesit të Kryeprokurorit të Shtetit.
Këshilli Prokurorial i Kosovës miratoi shkarkimin me pesë vota “pro”, njofton “Betimi për Drejtësi”.
Në vend të tij, u emërua Agron Qala si ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit.
Gjatë diskutimeve për këtë vendim, Kelmendi dhe katër anëtarë të tjerë të Këshillit u larguan nga mbledhja, duke akuzuar, se po synohet shkatërrimi i sistemit.
