Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Situata nga reshjet e shiut, Ministria e Mbrojtjes: Prani uji në disa banesa dhe bllokim të disa rrugëve. FA dhe strukturat civile, në terren

12:46 / November 20, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 11 20 105922 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, kanë sjellë përmbytje dhe rrëshqitje toke në shumë qarqe të vendit, duke prekur toka bujqësore, rrugë dhe banesa. Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar situatën e krijuar në vend si pasojë e këtyre reshjeve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në qarqet Durrës, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe qarqe të tjera po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara, rikthimin e energjisë, forcimin e argjinaturave dhe largimin e ujit nga oborret e shtëpive. Në qarqet Dibër dhe Mat, Ministria informon se janë evakuuar familje të rrezikuara, ndërsa në zonat rurale po punohet për rikthimin e qarkullimit rrugor.

Strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e akseve rrugore, mbrojtjen e banorëve dhe evakuimin e familjeve në zonat më të rrezikuara.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të pandërprerë dhe të gatshme për ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të situatës.

Situata në qarqe:

Durrës: Në Sukth po pastrohen kanalete me eskavatorë, ndërsa në Ishëm dhe Thumanë ekipet punojnë për hapjen e rrugëve të bllokuara dhe forcimin e argjinaturave. Zona të tjera si Bubq, Mazhë dhe Mallkuç janë prekur nga përmbytjet e tokave bujqësore.

Lezhë: Në Shënkoll po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Vainit. Në Shëngjin 10 forca të FA, 3 automjete dhe 3 pompa po largojnë ujin nga oborret e shtëpive dhe hoteleve. Në Kurbin dhe Mirditë po riparohen urat dhe pastrohen rrugët e bllokuara.

Kukës dhe Shkodër: Po pastrohen rrugët e bllokuara nga rrëshqitjet, ndërsa në Has vlerësohen dëmet në urat e dëmtuara. Në Shalë u hap segmenti Theth–Ndërlysaj, ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë në punë për zhbllokimin e akseve.

Gjirokastër dhe Vlorë: Në Libohovë, Dropull dhe Memaliaj po rikthehet energjia dhe po disiplinohen ujërat, ndërsa në Vlorë dhe Sarandë po evakuohen familje dhe po largohen uji nga banesat.

Fier: Në Lushnjë po monitorohet dalja e lumit Seman, pa rrezik për banesat.

Elbasan dhe Berat: Po pastrohen akset rrugore dhe po mbrohen banesat nga dalja e lumit Kerpicë dhe Osum. Aksi Berat–Poliçan po rikthehet në funksion.

Korçë: Në Devoll, Miras, Vithkuq, Bulgarec, Maliq dhe Kolonjë po riparohen urat dhe pasojat nga rrëshqitjet e dheut. Po monitorohet edhe rezervuari i Rotit.

Dibër: Në Dibër, Klos dhe Mat po hapen rrugët e dëmtuara, evakuohen familje dhe mbrohen banesat e rrezikuara, ndërsa disa akse rurale vijojnë të jenë nën monitorim.

forcat e armatosura Ministria e Mbrojtjes reshjet shiut situata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.