Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balluku në Kryeministri, Agron Shehaj proteston poshtë zyrës së Ramës

17:00 / November 20, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1763653682 protesta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Belinda Balluku ndodhet në Kryeministri, Partia Mundësia e Agron Shehajt ka organizuar një protestë poshtë godinës, ku kërkon dorëheqjen e zëvendëskryeministres, pas masës së Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra.

”Shqipëria është në një moment historik. Të korruptuarit janë mbyllur në zyrë dhe po bëjnë plane si t’i shpëtojnë drejtësisë. Janë rrethuar nga drejtësia! Mendonin se do ta përdornin drejtësinë si mjet, por ja që edhe në Shqipërinë e vuajtur erdhi dita e saj.

Falë SPAK-ut dhe reformës në drejtësi, këta do të shkojnë në burg. Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin drejt së ardhmes dhe të ndërtojmë një Shqipëri të re ku të gjithë jetojnë ndershmërisht dhe askush të mos ketë në kurriz kryeministra e deputetë të korruptuar”,-tha Shehaj.

Gjykata e Posaçme ka caktuar dy masa sigurie kundrejt Belinda Ballukut, pezullim të ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Masat e sigurisë janë shpallur nga Gjykata pasditen e së mërkurës dhe u bë publik të enjten paradite. Vendimi është dhënë nga gjyqtari i GJKKO Erion Çela, pas kërkesës së bërë nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi.

WhatsApp Image 2025 11 20 at 17.00.49 675x450 1

Agron Shehaj balluku kryeministria Protestë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.