Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Plani amerikan për paqe në Ukrainë/ Presidenti i SHBA: Do jetë i pranueshëm për të dyja palët

20:19 / November 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1763301155 volodymyrzelensky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina është e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara për të arritur paqen. Ai se që nga fillimi i vitit, Ukraina ka mbështetur “të gjitha hapat dhe lidershipin vendimtar të Trump, çdo propozim të fortë dhe të drejtë për t’i dhënë fund kësaj lufte”. Komenti i tij vjen pasi mediat kanë publikuar një plan paqeje të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. 

“Vetëm Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fuqi të mjaftueshme për t’i dhënë fund luftës një herë e përgjithmonë”, u shpreh Zelensky, që ndodhet në Ankara për bisedime për paqen. 

Presidenti ukrainas deklaroi gjithashtu se udhëheqësi turk Rexhep Tajip Erdogan kishte propozuar formate për negociata që i mbështet, ndërsa shtoi se duhet që të prodhojnë rezultate. 

“Ne jemi të gatshëm të punojmë në çdo format tjetër kuptimplotë që mund të prodhojë rezultate. Por gjëja kryesore për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të arritur paqe të qëndrueshme është të punohet në koordinim me të gjithë partnerët dhe që lidershipi amerikan të mbetet efektiv, i fortë dhe të sjellë një paqe afatgjatë që garanton sigurinë për popullsinë“, përfundoi Zelensky.

Megjithatë, pavarësisht kësaj deklarate të presidentit ukrainas, media amerikane Axios raporton se Zelensky nuk është i interesuar të diskutojë planin e SHBA-së për Ukrainën dhe për këtë arsye zgjodhi të mos takohet sot me Përfaqësuesin Special të SHBA-së Steve Ëitkoff në Ankara. Sipas Axios, Ëitkoff kishte planifikuar të takohej sot me Zelenskyn dhe ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan në Ankara, por takimi u shty. 

amerikan paqe plani Presidenti ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

15:52 / February 8, 2026

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Në fokus siguria dhe bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-ShBA

13:00 / February 5, 2026

Trump takohet me presidentin e Kolumbisë, Shtëpia e Bardhë ndan pamje nga Zyra Ovale 

22:51 / February 3, 2026

Plani shumëfazësh për armëpushim, Ukraina dakordësohet me Europën dhe SHBA-në

10:08 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.