Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tirana pret Samitin e Planit të Rritjes, të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor

08:34 / November 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4071 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Tiranë zhvillohet sot, samiti rajonal “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, zhvillimin e rajonit dhe afrimin me tregun e Bashkimit Europian. Takimi mbahet në Pallatin e Brigadave dhe nis në orën 09:30.

Në samit merr pjesë edhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në Tiranë që nga dita e djeshme. Ajo ka zhvilluar një takim dhe një darkë pune me kryeministrin Edi Rama.

Pas pritjes së liderëve në orën 09:30, samiti fillon zyrtarisht në orën 10:00. Fjalët hyrëse do t’i mbajnë kryeministri Rama dhe komisionerja Kos. Rreth orës 11:30 do të realizohet fotoja familjare, ndërsa në 11:35 pritet konferenca e përbashkët për mediat e Ramës dhe Kos.

Ky samit zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, e cila ka hapur së fundmi grupkapitullin e fundit të negociatave me BE-në, atë të Bujqësisë dhe Kohezionit. Qeveria shqiptare synon anëtarësimin deri në vitin 2030, ndërsa Bashkimi Europian ka vlerësuar progresin e bërë deri tani.

Axhenda (09:30 – 12:00), Pallati i Brigadave

09:30 – Mikpritja e liderëve / Deklaratat hyrëse

10:00 – Nisja e punimeve të Samitit “Growth Plan”
– Fjalë hapëse:

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin

11:30 – Foto familjare

11:35 – Konferencë për shtyp (Rama & Kos)

plani i rritjes samiti Shqipëria Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.