Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kos: Do të skadojë pritja 1 vit për reformat, rrezikohen 300 mln euro për vendet tuaja!

10:38 / November 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4074
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fjalën e saj sot, 21 nëntor, në Pallatin e Brigadave, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha se Europa po e pret Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohet plotësisht.

“Faleminderit i dashur Edi, jam dakord dhe është nder për mua që jam këtu pak pasi kemi publikuar Paketën e Bashkëpunimit me BE-në. Kjo është një çështje me të cilën po punojmë dhe gjithnjë e më shumë ka të bëjë me sigurinë. Europa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor, është një gabim që e kemi bërë në të shkuarën dhe duhet ta korrigjojmë”, tha Kos, duke shtuar se përpos shtatë dyerve që përmendi kreu i qeverisë shqiptare, do të hapen shumë të tjera.

Këtë të premte, 21 nëntor, e cilësoi një ditë kur vlerësohet ecuria e vendeve të rajonit në përmbushjen e detyrave të tyre.

“Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50% të reformave të dakordësuara”,tha Kos, duke theksuar se dy vende të tjera në rajon nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Ne duam që BE-ja të jetë që sot një realitet i prekshëm për qytetarët tuaj për më shumë siguri dhe stabilitet për mbarë kontinentin. Shqiptarët, malazezët e maqedonasit, përfitojnë tashmë nga transaksione më të ulëta.”

Theksoi se “vendet duhet të ecin në sinkron, në mënyrë që asnjëri të mos mbetet mbrapa”.

Bëri me dije se në qershor 2026, do të skadojë periudha 1-vjeçare e pritjes për përmbushjen e reformave.

“Rrezikohen 300 mln euro të destinuara për vendet tuaja”, paralajmëroi Komisionerja.

 Sipas Kos, ka mungesë ecurie në integrimin ekonomik rajonal.

“Një treg plotësisht funksional do të rriste me 10% ekonomitë tuaja, kjo rrezikon edhe aksesin në tregun e vetëm të BE-së. Le të flasim se si instrumentet tona mund të tërheqin më shumë investitorë të huaj. Le të vazhdojmë punën në këtë fushë, të sjellim investime më të qëndrueshëm dhe më shumë partnerë tregtarë në rajon. Sa më shumë i afrohemi zgjerimit, aq më shumë investitorë do të vijnë këtu! 

Sa më shumë ecni përpara drejt BE-së, aq më shumë kureshtje kanë investitorët e huaj, mediat europiane apo vetë qytetarët. T’i shfrytëzojmë 2 vitet e mbetura për të qenë të suksesshëm dhe jut ë bëheni anëtarë me të drejta të plota në të ardhmen”, përfundoi Kos, duke njoftuar “se do të vijë sërish në Shqipëri shumë shpejt”.

komisionerja Marta Kos pritja Reformat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.