Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjekmarkaj takim me nënkryetarin e Parlamentit Hungarez: Avancim të integrimit dhe ndaljen e deformimeve zgjedhore

14:30 / November 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 11 24 142909
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë, István Jakab. Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet historike mes dy vendeve, procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Gjekmarkaj theksoi shqetësimet për situatën zgjedhore në Shqipëri dhe përcolli mesazhet e kryedemokratit Sali Berisha për kryeministrin Viktor Orbán.

”Gjatë vizitës time në Hungari, me ftesë të Nënkryetarit të Parlamentit Hungarez, István Jakab, pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me të, përfaqësues i partisë Fidesz të Kryeministrit Viktor Orbán. Në takim theksova miqësinë tradicionale dhe historike mes popujve tanë, që nga koha e heronjve kombëtarë Huniadi dhe Skënderbeu, deri te figura e Mbretëreshës Geraldinë, konteshë hungareze dhe pjesë e pandashme e historisë shqiptare.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë pas rënies së komunizmit, në të gjitha fushat, veçanërisht në procesin e integrimit europian. Theksova se Partia Demokratike – forca politike që e nisi dhe e udhëhoqi procesin e integrimit europian të Shqipërisë – e konsideron këtë një projekt kombëtar, jo partiak. PD e dëshiron fuqimisht integrimin dhe insiston që ai të avancojë, duke përmbushur standardet dhe kriteret europiane.

Informova gjithashtu z. Jakab mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, përfshirë deformimet e konstatuara në zgjedhjet e 11 majit, si dhe arrestimin e liderit të opozitës, z. Sali Berisha, dhe drejtuesve të tjerë opozitarë gjatë procesit zgjedhor veprime që i sollën avantazh të padrejtë palës kundërshtare. Nënvizova se raporti i OSBE/ODIHR për këtë proces ishte ndër më kritikët ndonjëherë për një proces zgjedhor në vendin tonë.

Në përfundim, përcolla përshëndetjet më të përzemërta të Kryetarit Berisha për Kryeministrin dhe mikun e tij, z. Viktor Orbán”, shprehet ai.

Agron Gjekmarkaj Deputeti i PD-së
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.