Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuzat për urën, GJKKO çon për gjykim ish-kryebashkiaken e komanduar të Tropojës

10:48 / November 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4241
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes penale ndaj ish-kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, dhe ndërtuesit Rr.G, të akuzuar për korrupsion. 

Vendimi u mor gjatë seancës paraprake të zhvilluar më 25 nëntor 2025, nën drejtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, kërkesa për kalimin e çështjes në gjykim është paraqitur më 29 shtator 2025. Prokuroria ngarkon ndërtuesin me akuzën e “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ish-kryetarja Zyra Islamaj akuzohet për“korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të dyja parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur që çështja të gjykohet nga një trup tjetër gjykues i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Vendimi është përfundimtar dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.

Sjellim ndërmend se SPAK, gjatë hetimeve arriti në përfundimin se Zyra Islamaj, gjatë kohës që ushtronte detyrën e kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë, dyshohet se ka tentuar të favorizojë përmes një procedure tenderimi ndërtimin e një ure që do t’i shërbente interesave të familjarëve të saj. Hetuesit kanë konstatuar se ajo ka ndërhyrë te ndërtuesi Rr.G, me qëllim ngritjen e urës mbi përroin që kalon pranë banesës së motrës së saj.

akuzat GJKKO ish-kryebashkiaken komanduar Tropojë urën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.