Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

KQZ certifikon rezultatin e balotazhit të 9 nëntorit në Kosovë

12:05 / November 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4292
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën në 18 komuna më 9 nëntor, duke i hapur rrugën marrjes së mandateve nga kryetarët e rinj në 38 komuna të Kosovës.

Në rundin e parë, të mbajtur më 12 tetor, qytetarët zgjodhën kryetarët në 20 komuna të tjera.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se votojnë kundër certifikimit të rezultatit për kryetar komune në Kllokot.

Bazuar në dy rundet e votimit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar nga shtatë komuna, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna dhe Lista Serbe dhjetë.

Lëvizja Vetëvendosje në rundin e dytë fitoi në Mitrovicë të Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq. Kjo parti, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rundin e parë mori udhëheqjen e Kamenicës, Podujevës dhe Shtimes.

Në rundin e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në pesë komuna: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik. Në rundin e parë, kjo parti fitoi në Istog dhe Lipjan.

Partia Demokratike e Kosovës në balotazh fitoi në Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik. Ndërkaq, më 12 tetor, kjo parti fitoi në Skenderaj, Ferizaj dhe Han të Elezit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës më 9 nëntor kori fitore në Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec. Partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj më 12 tetor, ndërkaq, fitoi në Deçan.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – është partia që ka fituar më së shumti vota, përkatësisht 10 komunat e banuara me shumicë serbe. Në rundin e balotazhit, ajo fitoi në Kllokot, ndërkaq më 12 tetorit mori drejtimin në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë të Veriut. Partia turke, KDTP në balotazh fitoi në Mamushë.

Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate në rundin e parë ka fituar në Malishevë, ndërkaq në Drenas ka fituar nisma e Ramiz Lladrovcit.

Dalja në rundin e parë ishte mbi 40 për qind, ndërkaq në balotazh mbi 32 për qind. Dy rundet e votimit u zhvilluan pa ndonjë incident të madh./REL


balotazhin certifikon Kosovë KQZ
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.