Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

U përplas fizikisht me kolegen e saj Neada Muçaj, Enxhi Nasufi reagon për herë të parë: Jam shumë kokëfortë

22:20 / November 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enxhi nasufi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, ka reaguar për herë të parë publikisht në lidhje me lajmet se ishte përfshirë në një konflikt që kishte përfunduar në dhunë fizike me ish-kolegen e saj, Neada Muçajn.

Ajo ka deklaruar në një intevistë të dhënë së fundmi, se është prekur më shumë për mamanë e saj dhe këtë rast e ka menaxhuar mirë.

“Meqënëse përmende portalet dhe rasti tani i fundit me të gjithë atë zallamahinë që është bërë, thjesht kam shkuar në shtëpi, e kalova vetë. Shkova në shtëpi, thashë ‘ka ndodhur kjo, kjo, kjo’, e minimizova këtë gjënë. Ajo [Mamaja] i kishte lexuar të gjitha, nuk bëhet fjalë. Vesha tutat, hoodie-n dhe i thashë ‘po iki në studio’.

Nuk ka ndodhur asgjë,’ i thashë unë [mamasë], ‘ti e di që jam shumë kokëfortë, jam shumë e fortë, duhet të punoj dhe gjërat që kam në plan t’i bëj, do vazhdoj t’i bëj dhe nuk ka asnjë njeri dhe asnjë gjë që më ndalon”, tha ajo në një intervistë në RTSH.

Kujtojmë se pas ditësh të tëra komentesh e spekulimesh, Neada ishte e para që reagoi pasi u larguan nga emisioni “Wake Up” në Top Channel.

Në “Instagram”, ajo publikoi një foto me një buqetë lulesh dhe një kartolinë të bardhë nga një dërgues anonim. Në mesazh, i cili u interpretua si qëndrimi i saj i parë pas situatës, qëndronte shkrimi: “Edhe ditët më të vështira mund të kthehen në diçka të mirë. Dikush beson tek ti”.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt konfliktin, postimi la të kuptohej se moderatorja ka pranuar realitetin e largimit të saj nga ekrani.

Ndërsa Enxhi Nasufi publikoi një foto me nënën dhe qenin e saj, dhe duke bërë gjestin e gishtit të mesit, një lëvizje që ndjekësit e interpretuan si ironi ndaj gjithë situatës.

Prej disa kohësh po përflitet për një sherr të madh mes dy moderatoreve të njohura, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj. Madje u shkrua se mes tyre ka pasur dhe një përplasje fizike. U aludua se raporti mes dy kolegeve prej kohësh nuk ka qenë i mirë.

Fillimisht konfliktet kanë nisur me mosmarrëveshje të vogla në prapaskenë, por situata është përshkallëzuar deri në momente ku debati verbal është kthyer në përplasje fizike.

Bëhet me dije se konfliktet mes dy vajzave kanë më shumë sesa 1 vit që kanë nisur. Si Enxhi, ashtu edhe Neada, nuk kanë pasur një raport me njëra-tjetrën, duke mos pasur as edhe një përshëndetje mes tyre.

Një situatë kjo, që nga stafi dihej prej kohësh, ndonëse askush nuk fliste. Kanë qenë përplasjet verbale që janë thelluar edhe më shumë, çfarë kanë sjellë edhe debatin final që solli edhe në largimin e tyre të menjëhershëm nga puna.

Enxhi Nasufi koleget neada mucaj perplasje Reagim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.