Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmi më vdekjeprurës prej muajsh në Siri, Izraeli vret 13 persona, mes tyre fëmijë

11:58 / November 29, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4373
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën 13 persona, midis tyre fëmijë, janë vrarë gjatë një sulmi Izraelit në një fshat në Sirinë jugore, duke u konsideruar kështu incidenti më vdekjeprurës që ka ndodhur prej muajsh.

Banorët e Beit Jinn u përballën me forcat ushtarake të Izraelit, duke çuar në një shkëmbim zjarri. Gjithashtu u kryen dhe dy sulme ajrore, një mbi banorët dhe një mbi një ndërtesë, e cila shkaktoi shembjen e saj.

Ministria e jashtme e Sirisë e quajti këtë sulm një “krim lufte” nga Izraeli.

Sipas forcave mbrojtëse të Izraelit (IDF), ushtarët izraelitë hynë në fshat, në skaj të Lartësive të pushtuara të Golanit, për të ndaluar militantët të cilët thanë se “kanë kryer sulme të avancuara terroriste kundër civilëve izraelitë”.

Gjashtë ushtarë izraelitë u plagosën në përleshje, tre prej të cilëve rëndë.

IDF më vonë tha se “të gjithë të dyshuarit u kapën dhe një numër terroristësh u eliminuan”.

Izraeli kryen rregullisht sulme në fshatrat siriane, duke thënë se vepron për të parandaluar praninë e grupeve të armatosura.



fëmijë izraeli Siri sulm të vdekur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.