Jetmir Kanani, një ndër talentet e zbuluar si fillim në X-Factor e për të vijuar më pas në skenën e Këngës Magjike, ka qenë i ftuar në Media Radar, në emisionin “Pa Filtra” ku edhe ka folur për jetën e tij artistike.
Teksa shprehte mirënjohjen për emrat që e kanë ndihmuar në hapat e tij të parë në muzikë Jetmiri ose Jet, sikurse njihet tashmë ka zbuluar se ka qenë Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu ato që e kanë suportuar në garën e tij.
Gjatë bisedës në studion e “Pa Filtra”, ka qenë vet moderatori Angjel Dikolli i cili i ka sjellë në vëmendje se ishte pikërisht Vera Grabocka që emri i tij Jetmir, krijoi emrin artistik për këngëtarin, duke e “pagëzuar” si Jet-i.
Jeti: X- Factor dmth kur kam filluar kam pasur edhe probleme vokale dhe më pas më ka ndihmuar shumë Young Zerka bashkë me Egzona Ademin. Që të dy e më pas ka qenë edhe Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka.
Dikolli: Shumë e bukur kjo që po thotë Jeti se ndjenja e mirënjohjes.
Lamaj: Të paktë janë ata që kanë mirënjohje.
Jeti: Vërtet kanë qenë shumë ndihmë e madhe për mua. Ku kam qenë dhe ku jam tani. Ata kanë qenë më ngritën dhe pastaj ka qenë ‘Kënga Magjike’.
Dikolli: Madje Vera, Vera Grabocka, që ka qenë me të vërtetë një ogur shumë i mirë në atë skenë patjetër që ka qenë një trampolinë për të gjithë artistët e rinj të pagëzoi më emrin “Xheti” .
Jeti: Ooo… harrova. Ndodhi që para se të fillonin netët LIVE të X-Factor, fillon Vera dhe më thotë tani e ka rradhën Jetmiri. Jetmiri? Ore sesi më duket (kërcet gishtat) imagjino edhe ajo thoshtë nuk të shoh dot me këngë shqip.
Dikolli: Optika e Verës vlen ë?
Jeti: Po ta keni parë unë nuk kam kënduar asnëj këngë shqip në X-Factor. Dhe më ka thënë ore nuk të shoh dot më këtë emër. Nuk ma sjell ti mua atë vibe-n e shqiptarit. Kanë qenë dy emra në fakt, Jet maja dhe Jet. Unë isha për ‘Jet’. E bëmë me vota dhe u zgjodh “Jet”. Dhe nuk ishte “JET” prej emrit por prej Privat Jet, it’s going hight (Avion Privat, po fluturon lart.)/Radar.al
