Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Naimi më thoshte gjuj gjuj”- Dëshmia tronditëse e Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademajt: Më la armën me 20 fishekë për t’i ekzekutuar të shoqen

15:40 / November 30, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ks naim murseli liridona ademaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë kaluar dy vite nga mbrëmja tragjike e 29 nëntorit 2023, kur Liridona Ademaj u vra para fëmijëve të saj, një ngjarje që preku thellë opinionin publik dhe ende rëndon mbi familjen e saj.

Ditën e shtunë u shënua përvjetori i dytë i kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa familja Ademaj e ritheksoi se për tre të akuzuarit kërkon vetëm një dënim: burgim të përjetshëm.

Për vrasjen janë duke u gjykuar ish-bashkëshorti i saj Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Dëshmia e Granit Plavës, e përfshirë në dokument, hedh dritë mbi rolin e Naim Murselit në përgatitjen e armës dhe momentet para vrasjes.

Ai tregon se takimet  me Naim Musrelin kishin nisur dy ditë më herët, ndërsa ditën e krimit ishin nisur së bashku drejt Prishtinës. Sipas Plavës, arma dhe municioni i ishin dorëzuar nga vetë Murseli.

Në dëshminë e tij, Plava rrëfen me detaje lëvizjet e atyre orëve, duke treguar se kishte pritur udhëzimet e Naimit në vazhdimësi.

Ai thotë se ndjekja e çiftit — Naimit dhe Liridonës me fëmijë — ishte bërë sipas planit të Murselit.

Sipas dëshmisë së Granit Plavës, Naim Murseli i kishte lënë armën me “5 fishekë në fole, plus 15 të tjerë.

“Dy ditë më herët, nëpërmjet Kushtrimit, unë u pata taku me Naimin, patëm dalë natën edhe patëm pi. Ditën kritike unë u zgjova në mëngjes, edhe Naimi kah ora 9:30 – 10:00 ka ardhë më ka marrë edhe jena nis për në Prishtinë. Ai ka ec përpara me kerr, unë përmas. Jemi ndal të pompa … edhe aty ma ka lonë allatin e 5 fishekë në shanzher dhe 15 fishekë të tjera. Tani jemi nis për në Prishtinë, ndërkohë ma ka qitë ni kafe edhe mu më ka ardhë qajo energjia madhe”, ka thënë Granit Plava në dëshminë e tij, raportojnë mediat në Kosovë.

Ai vijon; “E kom përcjellë ato deri te shpija e vet edhe e kena pa venin, tani une kom dalë në rrugë e kom njek përmas Naimin, se ai ka pasë mi marrë grunë edhe fmin edhe me dalë në darkë.
Une gjithë jom konë përmas, po mas tina u shku teposhtë ka pas ni aksident të trafikut, une i rashë ni rrugës tjetër se u tuta që po më nxen policia e kisha pi marihuanë. Ma ka shkru Naimi edhe ma ka vet ku je, tani ma ka qu lokacionin me ka prit te shitorja, une tani e kom nxon rrugës.”

“Kur kemi mri te kafja në Graçanicë ai ka hi me familjen e vet, une kom nejt aty në kafe edhe i pritsha instruksionet, tani me ka shkru Naimi me ka thanë ‘po qohmi?’. Kur kanë dalë prej kafes une jom kan mas tyne, kom mri, jena mri te veni ngat shpise së Naimit, une e kom kan kerrin, edhe kur ai u nal i kom dalë përpara, ate e kan qel xhamin pak edhe kom unë e kom qellu në drejtim të asaj grusë. Naimi thojke “gjuj gjuj” po une u nisa drejt teposhtë edhe me kerr kom mri në shpi. Mas nja ni ore kom mri në shpi kom ra kom flejt, të nesërmen kom marrë vesh që ajo ka dek. Mas dy ditëve ka ardhë policia edhe më kanë arrestu.”

Deshmia granit plaves Liridona Ademaj Naim Murseli tronditese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.