Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Pavarësia e drejtësisë nuk preket”/ Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri

09:04 / December 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4428
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato iu përgjigj akuzave kryesisht nga opozita, se është ‘i njëanshëm në deklaratat e tij për raportin e progresit, apo për zgjedhjet e 11 majit’.

I ftuar ne “Wake Up” në Top Channel, Gonzato tha se kritika nuk e shqetëson, ndërsa për raportin e progesit e cilësoi si busullën e tij.

 “Akuza është fjalë e fortë, siç e thash më parë kritika nuk më shqetëson, por më bën të reflektoj. Për mua cila është busulla ime, raporti i progresit, jep merita aty ku duhet dhe thekson mangësitë e pengesat që duhen trajtuar. Kjo është ajo ç’kam bërë unë në konferencë. Ka njerëz në Bruksel që kanë punuar shumë fortë që kjo të ndodhë. Korrupsioni mbetet i përhapur dhe raporti i progesit është i qartë për këtë, i qartë isha dhe unë, Dua që njerëzit të më gjykojnë në bazë të asaj që bëj,. Nuk jam aktor politik, unë përfaqësoj BE-në, roli im është të ndihmoj Shqipërisë të bëhet pjesë”-u shpreh Gonzato.

Lidhur me zgjedhjet e 11 majit, Gonzato tha: “Do t’i kthehem raportit të progresit që është mjaft i qartë. Ne e pranojmë se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të kryera profesionalisht. Po kështu flasim edhe për mangësi si përdorimi i fondeve publike. Kjo është thënë që nga fillimi. Jam angazhuar dhe inkuraoj parlamentin që të ketë një komision të përbashkët parlamentar”.

Sa i përket drejtësisë, Gonzato përsëriti se pavarësia e gjyqësorit nuk duhet të preket.

“Sa herë që më pyesin për sistemin e drejtësisë un përsëris se reforma ishte një kriter absolut. Arkitektura që u ngrit me pavarësi të plotë, është diçka që nuk duhet të preket. Është në zemër të anëtarësimit. Kemi besim te drejtësia sepse kontribuoi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin. Kemi besim te qëndresa e gjyqësorit pavarësisht trysnisë. Pavarësia shkon krah për krah me llogaridhënien”-tha Gonzato.

Ambasadori Drejtësisë pavarësia Silvio Gonzato
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.