Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dimri “thyen” besimin në ekonomi, qytetarët të shqetësuar nga çmimet

15:01 / December 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1704730735xkr ekonomia dhe financat frame 2268 877
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët shqiptarë mendojnë se ekonomia nuk po shkon mirë. Ata janë veçanërisht të shqetësuar nga rritja e çmimeve këtë fillim-dimër. “Po janë 20-30 apo edhe 50 lekë më shtrenjtë. Zarzavatet një herë janë shtrenjtuar shumë. Që nga domatet, specat. Edhe bulmeti duket se po rritet”, thotë një qytetar.

Në pyetësorin e përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, treguesi i besimit konsumator vijoi për të tetin muaj të shfaqte pasiguri. Ndonëse u rrit me 0.8 pikë, shqiptarët janë tërhequr nga blerjet, veçanërisht nga ato në shumë të mëdha.

“Kjo lidhet me faktin se konsumatori nuk ka garanci. Asgjë nuk është e sigurt. Çmimet mund të ndryshojnë krejt papritur”, thotë Shpëtim Agolli, ekspert për ekonominë. “Çmimet rriten, çdo gjë bëhet e papërballueshme. Të ardhurat tkurren se harxhojmë më shumë. rrogat janë në vendnumëro”, thotë Eriola Hoxha, gjithashtu eksperte.

Pavarësisht shifrave rekord të turistëve edhe jashtë sezonit veror, besimi i bizneseve në fushën e shërbimeve ku përfshihen supermarketeve, baret e restorantet ra me 5.7 pikë. Kjo pasi sipërmarrjet në këtë sektor i frikësohen rënies së kërkesës për konsum , shoqëruar nga vështirësitë në gjetjen e punonjësve. Edhe bizneset në sektorin e tregtisë u shfaqën më pesimiste. Treguesi i besimit në ekonomi nga sipërmarrjet në këtë sektor ra me 2.3 pikë. Rënia e kërkesave për eksport nga njëra anë dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para uli me 3.1 pikë edhe besimin e bizneseve në sektorin e industrisë.

dimri Ekonomia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situatë alarmante në Lundre të Ulzës, zjarri po avancon drejt Shkopetit

15:56 / September 3, 2026

Kërcënimet e pretenduara nga biznesmeni në Vlorë, reagon policia: Në automjetin e aksidentuar ishin tre persona, u gjet edhe një pistoletë

14:54 / September 3, 2026

President Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri

14:20 / September 3, 2026

Kërcënohet pronari i hotelit/ Vlorë, persona të armatosur i vendosin “gjobë” biznesmenit

14:13 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.