Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U arrestua dje në Bruksel, lirohet Federica Mogherini

08:41 / December 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4471
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federica Mogherini, e ndaluar dje, 2 dhjetor, në kuadër të një hetimi për mashtrim që përfshiu Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm dhe Kolegjit të Europës, u lirua gjatë natës, rreth orës 01:00. 

Kështu raportojnë mediat italiane si La Repubblica apo Corriere della Sera. Janë liruar edhe dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe një drejtues i Kolegjit.

“Sipas deklaratës së policisë gjyqësore federale belge, pas intervistimit, tre individët u njoftuan zyrtarisht për akuzat që rëndojnë mbi ta. Akuzat lidhen me mashtrim dhe korrupsion në tendera, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata u liruan, pasi nuk konsiderohen të rrezikuar për arratisje”, njoftojnë prokurorët.

Dyshohet se Shërbimi i Jashtëm i BE-së, që kryen funksionet diplomatike të unionit, zgjodhi përmes një tenderi abuziv në vitin 2022 Kolegjin e Europës për zhvillimin e Akademisë Diplomatike të BE-së, një program pilot 9-mujor për kualifikimin e diplomatëve.

Pak kohë para shpalljes së tenderit, Kolegji i Europës bleu një ndërtesë në Bryzh për 3.2 milionë euro, në një kohë vështirësish financiare për Komisionin Europian, nga i cili përfiton pjesën më të madhe të fondeve.

Ndërtesa kishte si funksion strehimin e studentëve pjesëmarrës, ndërsa tenderin me vlerë 654 mijë euro e fitoi pas blerjes së ndërtesës. 

Ky ishte treguesi kryesor që ngjalli dyshime se drejtuesi i shërbimit të jashtëm të BE-së në atë kohë, Stefano Sanino, kishte parapërgatitur fituesin e tenderit. 

Kolegji i Europës dyshohet se fitoi një garë të pandershme përballë universiteteve të tjera prestigjoze europiane për organizimin e Akademisë.

arrestua Bruksel dje Federica Mogherini lirohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.