Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qytetarët po blejnë gjithnjë e më shumë makina SUV, qytetet marrin masa

10:08 / December 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një trend i ri në rritje po dominon tregun. Preferohet të blihen makina gjithnjë e më të gjera, më të gjata dhe më të rënda.

SUV-et dhe modelet e mjeteve të mëdha janë tashmë zgjedhja kryesore e shumë shoferëve në Britani dhe në Europë. Disa qytete po reagojnë, duke vendosur kufizime dhe tarifa të reja për këto mjete voluminoze.

Parisi rriti trefish tarifat e parkimit për automjetet e rënda, duke e çuar në 18 euro për një orë në qendër. Sipas autoriteteve, numri i makinave shumë të mëdha, që parkojnë në rrugë ra me dy të tretat.

Pas shembullit francez, edhe Cardiff po vendos tarifa më të larta për mjetet mbi 2,400 kg. Autoritetet theksojnë se mjetet e mëdha ndotin më shumë, dëmtojnë rrugët dhe rrisin rrezikun për aksidente. Megjithatë, shumë familje theksojnë se makinat SUV u duhen për hapësirë dhe prakticitet.

Prodhuesve u leverdis, sepse fitimet nga modelet e mëdha janë dukshëm më të larta. Ekspertët paralajmërojnë se lartësia dhe pesha e këtyre makinave i bëjnë më të rrezikshme për këmbësorët dhe çiklistët. Edhe ndikimi mjedisor mbetet problematik, pasi SUV-et emetojnë më shumë se makinat e vogla.

Franca zbaton taksa të rënda për makinat që peshojnë mbi 1,600 kg, që mund të shkojnë deri në 70,000 euro. Aktivistët kërkojnë që masa të ngjashme të aplikohen edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Për momentin, pavarësisht kritikave, SUV-et vazhdojnë të dominojnë tregun evropian./BBC

makina2
makina4
makina6
makina7
makina9

blejnë Makina qytetarët qytetet SUV
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.