Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji nis Foltoren, Spaho kundër Berishës: E mori dhe e bëri hero, për pak dhe kryetar grupi parlamentar

14:48 / December 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spaho salianji 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata në selinë blu nuk është e qetë, me një lëvizje që ka nisur të zërë rrënjë. Ish-deputeti Edmond Spaho thotë se partia ka nevojë për ndryshim thelbësor, njerëz të rinj dhe veçanërisht zgjedhje të ndershme. Në një postim në rrjete sociale, përmes të cilit nuk kursen sulmin ndaj Ervin Salianjit për Foltoren që do të nisë sot nga Durrësi, ai shprehet se Berisha e meriton një tip të tillë, pasi e bëri hero dhe e tani i kthehet kundër.

“Nuk kam asgjë kundër me lëvizjen në vetvete. PD ka nevojë për mendim të ri, njerëz të rinj, për ndryshim thelbësor dhe veçanërisht zgjedhje të ndershme e të pamanipuluara. Vetëm kështu mund të hapë kapitull të ri dhe të ribëhet shpresë për vendin. Por kur shoh se kush po bëhet simbol i ndryshimit më vjen të qesh. Mjeshtri i piruetave, i mashtrimit dhe i shkopit të bejzbollit. Doktori e meriton këtë tip. Ra nga shiu në breshër. E mori dhe e bëri hero, për pak Kryetar të Grupit Parlamentar.

Për shkak të kushteve që ky individ i vuri, larguan mbështetesit e Foltores dhe ngritën këtë në piedestal. I kthehem prapë çështjes së ndryshimit. PD ka nevojë për qilizëm dhe jo për foltorje të reja kur e para ngeli rrugëve, jo për protesta simbolike apo lëvizje “për ndryshim” motivuar nga interesa personale e meskine. Gjithçka po ndodh nuk është veçse sezon i ri, avaz i vjetër. Veçanërisht kur sheh se cilët po udhëheqin “përpjekjet” për ndryshim”, ka shkruar ai.

Berisha edmond spaho foltore Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.