Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Përse shqiptarët nuk protestojnë atëherë kur i thërret opozita ?

19:58 / December 3, 20255 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sb sb 1764760017 saliberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ilir Yzeiri

Nuk ka ditë që në Itali, por edhe në vende të tjera të Europës të mos ketë një protestë të fuqishme. Në tërësinë e tyre ato kanë hyrë në zhargonin publik si protestat “PRO- PAL”- pra pro Palestinës. Më e dhunshmja ndër to ishte ajo që ndodhi në Torino para disa ditësh kur protestuesit hynë dhe shkatërruan edhe zyrat e së përditshmes së madhe “La Stampa” të Torinos. Para dy ditësh, në Bullgari, protestuesit, të udhëhequr nga opozita bullgare, u ngritën në një protestë ndër më të mëdhatë që nga viti 2013 kundër qeverisë duke e akuzuar atë për korrupsion dhe për lidhje me mafian. Opozitës iu bashkua edhe Blagomir Kotsev, kryebashkiaku i Varnës, i cili sapo është liruar nga paraburgimi prej pesë muajsh i akuzuar për korrupsion. Po të lexosh raportimet nga Bullgaria vëren dy gjëra. Protesta nisi kur qeveria miratoi buxhetin për vitin 2026. Me qenë se ky është buxheti që do të mbështetet mbi monedhën e euros, sepse Bullgaria, si vend i BE-së, do të duhet tanimë të bëjë njehsimin me monedhën e përbashkët të Unionit, qeveria bullgare, kostot që vijnë për shkak të njehsimit të monedhës, i shkarkoi mbi popullsinë duke rritur masën e detyrueshme për sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe duke rritur taksën mbi dividentin. Kjo shkaktoi revoltën e popullsisë dhe opozita e shfrytëzoi këtë moment për t’i nxitur mbështetësit e saj, por edhe të tjerët që të dilnin në protesta në të gjitha qytetet kryesore të Bullgarisë. Këtyre protestave iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Varnës, Kotsev, i cili sapo është liruar nga paraburgimi. Ai njësoj si Erion Veliaj mbahej në paraburgim pa asnjë akuzë. Çështja e tij, e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Immamoglu dhe ajo e Erion Veliajt janë bërë ndërkombëtare, sepse kanë ngjashmëri megjithëse janë bërë nga vende të ndryshme dhe për interesa të ndryshme, gjithashtu. Në Bullgari megjithatë u gjend një Gjykatë që ta lironte me kusht kundrejt një garancie pasurore prej 100 000 eurosh kryetarin e bashkisë së Varnës ndërsa ai i Stambollit dhe Erion Veliaj vijojnë të mbahen në kushte poshtëruese izolimi si për të dëshmuar se regjimet e Tiranës dhe të Stambollit kanë një afëri të largët. Te ne për shkak të një reformeje absurde dhe të papjekur, në Turqi për shkak të luftës së egër politike mes autokratit Erdogan dhe opozitës. Po le të kthehemi te portesta. Po të vësh re, në Bullgari, megjithëse ai vend është më i varfri i BE-së, jeton një shoqëri formale e cila ndjek jetën politike dhe ekonomike të vendit dhe në të cilën çdo vendim i qeverisë apo i Parlamentit, shihet si një indicie me ndikim

të drejtpërdrejtë mbi jetën e gjithësecilit. Le të kthehemi në vendin tonë. Ditën kur do të diskutohej buxheti për vitin 2026, opozita ndezi Parlamentin, bëri obstruksionizëm dhe nuk lejoi asnjë anëtar të qeverisë apo edhe kryeministrin që të paraqitte atë. Ditë më vonë u kujtua dhe thanë që tani ejani na e paraqisni buxhetin. Një tallje e pështirë. Veçnaërisht në këta vjet që Berisha bën obstruksion në Parlament dhe e ka kthyer atë sallë dhe vendet jashtë saj në një tribunë të neveritshme me akuza e sharje pafund, shqiptarët nuk arrijnë të ndajnë më se çfarë duhet dëgjuar e çfarë nuk duhet marrë në vështrim. Hapësira publike në vend, e cila gjallon nëpër studiot televizive dhe në oraret më të ndjekura popullohet me lloj -lloj njerëzish të cilët diskutojnë vetëm një temë – llogje mbi telenovelat që prodhon SPAK-u sa herë që bën ndonjë ndalim të bujshëm. Të frustruar në jetën private të politikanëve, studiot televizive janë kthyer si ato Big Brother-at ku gjithë ditën diskutohet se si i ia futi ai këtij dhe se si ai do ia fusë më pas atij tjetrit. Një dramë banale me dy tre personazhe ku 100 gazetarë tregojnë skena halucinante me perceptime banale mbi jetën e njërit apo tjetrit. Dhe flamurin e virgjëisë morale të antikorrupsionit e mban Berisha dhe budallenjtë që ai lëshon nëpër studio. Në anën tejtër, ai që e ndihmon Berishën është SPAK-u i Altin Dumanit i cili nuk kalon muaj pa prodhuar një shfaqje të re me kontrolle në banesa dhe me skenografinë e veshjeve intime që ua përcjell eunukëve mediatikë. Askush në këtë vend nuk tregon se çfarë është buxheti i vitit të ardhshëm, se sa vende të reja pune do të hapen, se ku do të investohet dhe përse. Askush në këtë vend nuk proteston para qeverisë për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut nga SPAK. Një raport i fundit i Komisionit të ONU-së në Gjenevë analizon torturën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, Argjentinë e Bahrein). Në pjesën e parë merret me kampin e Gjadrit, por në pjesën e dytë me burgosjet pa gjyq në Shqipëri. Tani në fund edhe Kongresi Amerikan ka dhënë alarmin për dështimin e reformës në drejtësi, e cila, siç po del, polli vetëm prokurorë famëkeq si Altin Dumani e Olsi Dado. Në Shqipëri nuk është krijuar kultura që individi shqiptar ta lidhë fatin e jetës së tij me punën që bën qeveria apo opozita. Për fat të keq, shqiptarët po ndjehen të pambrojtur edhe nga qeveria. Mbi 200 mijë çështje gjyqësore që nuk janë zgjidhur. Në një vend ku qytetari nuk merr drejtësi, ku ai ndjehet i kërcënuar nga prokurori e i tallur nga gjykatësi, në një vend ku opozita e korruptuar që ble mbështetje miliona dollarëshe nga lobingjet amerikane, në një vend ku askush nuk diskuton për jetën dhe për edukimin, në një vend të tillë opozita nuk mund të jetë frymëzim. Shqiptarët tani janë në apati se nuk shohin shpresë. Ata duan ndryshim, por nuk shohin ata që do ta realizojnë këtë ndryshim me ide dhe me virtytete. Ndaj protesta e Bullgarisë apo ato që bëhen në vende të tjera Perëndimore nuk i prekin shqiptarët sepse ata e kanë të bllokuar sheshin e fitores nga një palë hajdutë që mbrohen nga SPAK-u i Altin Dumanit.

Opozita protestojne Shqiptaret therret yzeiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrethimi i Sali Berishës nga “tradhtarët”

19:59 / December 4, 2025

Një fotografi e re e PD, që na e ka fshehur Berisha

21:19 / December 3, 2025

Një propozim pozitiv i PD për të shmangur gjyqet popullore të SPAK

19:59 / December 2, 2025

“PS s’do të propozojë asnjë kandidat për Avokat Populli”- Balla: Do të shqyrtojmë emrat që vijnë nga opozita

11:25 / December 2, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.