Britney Spears po e merr veten pas daljes nga spitali psikiatrik. Dhe i dashuri i saj, Sam Asghari nuk i ndahet për asnjë çast. Ai po i qëndron pranë këngëtares në këto ditë të vështira.
Britney publikoi një foto në Instagram përkrah të dashurit të saj 25-vjeçar ndërsa bëjnë xhiro me biçikletë. Ndërsa shprehet se është shumë e bekuar.
“Jam shumë e bekuar që e kam këtë në lagje. Sapo mora një biçikletë të re dhe më duket si parajsë,”-shkroi Britney.
Sam bëri një shaka në koment se kujt po i referohej 37-vjeçarja si “bekim”. “I referohesh liqenit apo zotërisë së pashëm,”-shkroi ai. Spears duket se është fokusuar tek mirëqenia e saj emocionale. Kohët e fundit zbuloi se po bën terapi pas daljes nga spitali psikiatrik në prill.