Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
deputete
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijon me debate seanca maratonë e kësaj të enjteje në Kuvend.

Teksa në foltore fliste deputeti i PD Flamur Noka, kërkoi të merrte fjalën socialisti Ardit Bido. Kaq mjaftoi që Noka ta ‘sulmonte’ duke u shprehur se “Gjiopeja është varri i tij politik”.

Nuk mungoi nga ana tjetër as reagimi i Bidos, i cili iu drejtua “sa bën kostumi jot, aq kam pasurinë”.

Noka: Kur të vijë çështja e Gjipesë ngrije dorën ti, ai do jetë varri yt ligjor dhe politik. Gjipeja, pusho! Të pickova ku të dhemb fort. E di ti ku fle lepuri. Lepuri fle në Gjipe. Aty te 22 hektarët, por mos kujto se kreu i narkos do jetë i gjatë. Jo,jo, ajo Gjipeja do të bëhet makthi yt. Sepse ti ke urdhëruar dhe je hartues i një falsifikimi, ideatori i vjedhjes së pronës së himariotëve. E di që e ke gjumin e prishur, e mbaj mend kur qaheshe të unë të të ndihmoja me ndonjë punë e betoheshe se ishe i PD-së. Të njoh mirë, ja është dëshmitar Bujari dhe Shpëtim Idrizi ishe gati të fshije këpucët, nuk ta zgjidh dot hallin. Gjipeja s’do të lësh të flesh gjumë deri kur të shkosh te vendi. Ka shumë socialistë këtu por nuk preken se lugën e çorbës nuk e kanë ngrënë të gjithë.

Bido: Opozita të mos flasë për historinë e kombit se na e bën pis. Më kujtohet në zgjedhjet e kaluara sesi kandidati shënonte ‘flamuris nokas’. Nuk pres të dijë as kush e ka ngritur flamurin e as ku e ka ngritur Flamurin. Sa bën kostumi yt sot, është pasuria ime sot. I bie në moshën 14-vjeçare sipas Nokës kam futur një dokument. Sa i përket asaj që kam kërkuar punë te ti, që në moshën 19-vjeçare kam marrë 1 milion lekë. Diferenca është të jesh i pasur pa punuar asnjë ditë.

Ardit Bido Debat Flamur Noka kuvend seanca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.