Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 20258 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 12 05 at 15.07.36 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Tiranë u prezantua libri i ri i diplomatit amerikan Christopher Hill, një njohës i rëndësishëm i çështjeve të Ballkanit. Gjatë aktivitetit, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë përshëndetëse, ku vlerësoi rolin dhe kontributin e Hill në rajon, si dhe theksoi rëndësinë e këtij botimi për debatet diplomatike dhe historike në vijim. ”Chris faleminderit shumë, faleminderit sinqerisht për atë që je përpjekur të bësh, të takon ty që vendosësh se sa i suksesshëm ke qenë për të ndihmuar këto vende, për të ndihmuar komunitetet e politikën kudo që ke qenë, që të rriten”.

Fjala e plotë kryeministrit Edi Rama

Për disa arsye ky është vendi ku më ftojnë për të bërë të tilla gjëra dhe e dinë si të më bëjnë të vij pa i refuzuar kështu që i përgëzoj për këtë. Në të njëjtën kohë dua të them se nuk mund të thoja jo. Sepse ky moment ka të bëjë me dikë që gjithmonë më ka interesuar kohë përpara sesa të bëheshim miq. E mora përsipër këtë rrezik të flas pa lexuar librin sepse ftesa ka ardhur pa librin dhe nuk do të mbaj fjalën që djali i ri i talentuar që punon me mua dhe që është shumë i interesuar për të tilla tema ka shkruar për mua por dua thjesht të them që po dhe isha porositur të shkruaja një libër për ambasadorët amerikan në këtë rajon, titulli do të ishte “Fantazmat dhe Prima Donna-t” dhe fantazma është Chris Hill, të tjerët ishin të gjithë prima donna.

Është mjaft e çuditshme sepse ndërsa koha kalon, prima donna-t”, zbehen dalëngadalë, fantazma jo. Emri i tij riciklohet gjithmonë dhe po kështu shoqërohet me disa teori shumë tërheqës konspirative. Më duhet ta them që kur dëgjova për herë të parë për Chris Hill, ishte kur më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg. Ishte një mënyrë shumë mbresëlënëse për të lënë pas emrin pasi sapo kishe hyrë në Shqipëri dhe thjeshtë nuk ishe angazhuar në asnjë reformë, në asnjë transformim por thjesht kishe çuar në burg dikë dhe ishe larguar.

Por ka diçka që mund ta them me siguri dhe mendoj që jam i sigurt kur e them se Chris Hill është ndoshta i vetmi diplomat amerikan që ka shërbyer si ambasador në këtë rajon që nuk e kupton Ballkanin nga distanca por e kupton atë nga brenda sepse ai e ka jetuar Ballkanin në të gjitha këndet e tij, praktikisht e ka përshkruar të gjithë hartën e tij dhe çuditshëm kurrë nuk ka shfaqur ndonjë tundim për të folur me zë të lartë, për tu bërë ndonjë ndikues, për tu shfaqur nëpër foto nga majat e maleve në brigjet e deteve të këtij rajoni, por ka qenë gjithmonë i pranishëm si një mjeshtër pëshpëritës. Nuk di çfarë i ka pëshpëritur kryeministrave, presidentëve të vendeve ku ka shërbyer por ajo që di me siguri është që kur e kam takuar për herë të parë Chris Hill më la shumë mbresë. Së pari, nuk dukej si një burgoses së njerëzve të opozitës dhe së dyti më la mbresë mënyra me të cilën dëgjonte.

Nuk është virtyt ky i ambasadorëve amerikan për të thënë të vërteten, janë shumë të mirë për të folur, për të dhënë leksione por nuk shquhen fort për të dëgjuar. Pra vjen si një super fuqi. Nuk ka asgjë për t’u ankuar për të thënë se kur vjen nga një super fuqi nuk dëgjon sepse ke një luks që të tjerët nuk e kanë. E ke luksin ta dreqosësh dhe të thuash zhduku tutje. Arben Xhaferi dikur ka thënë diçka që jam i sigurt Chris bie dakord sepse i ka shtuar diçka tjetër kësaj. Arben ka thënë: – “Që popujt e Ballkanit vuajnë nga një strabizëm etno politik që i bën ta shohin njeri tjetrin në mënyrë të shtrembër” dhe Chris e vazhdoi në mënyrë më përplotësuese, nuk ka sekrete në Ballkan, është një vend shumë i vogël. Por pikëpyetja që vjen nga të dyja këto fjali është se në Ballkan çështja nuk ka të bëjë me çfarë ka ndodhur por cili variant i ngjarjeve do të mbizotërojë dhe këtu vjen fuqia, forca edhe rreziku i ambasadorëve amerikan sepse apo për shkak të variantit të ngjarjeve që mbizotëron, ndonjëherë mbizotëron varianti i drejtë, i duhur, ndonjëherë varianti i gabuar por cilido që mbizotëron është ai variant dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta hedhur poshtë.

Duke kaluar nëpër të gjithë këtë, pyes gjithmonë veten, si mund ta bëjë dikush punën e të qenit personi më i rëndësishëm në vend, sepse nuk ka asnjë dyshim që personi më i rëndësishëm në këtë vend për shumë vite ka qenë kushdo që ka qenë ambasador amerikan dhe siç e kam thënë gjithmonë, të jesh ambasador amerikan në Shqipëri, është puna e dytë më e mirë e dikujt që është amerikan pas të qenit president, sepse këtu je perëndi. Përgjigja qëndron tek personaliteti, tek mënyra se si Chris e bën këtë punë, me shumë distancë, me mjaft kujdes kur dëgjon dhe me shumë zë të ulët.

Kam pasur mundësi që ta njoh shumë më vonë sesa ai më njihte mua, se kjo është gjëja, e mira amerikanëve mund të mos t’i njohësh ti, por ata të njohin ty. Më pas patëm mundësi të shiheshim në një sërë rastesh, kur ai shërbente në vendin më të vështirë për një ambasador amerikan në Ballkan, sepse ka edhe një gjë të tillë, nuk është kudo e lehtë, siç është në Shqipëri. Pra, në Beograd, për mua ishte e jashtëzakonshme, vërtetë, mënyra se si ai, u mor me atë vend dhe si mundi të formësonte në një farë mënyrë rrjedhën e ngjarjeve në atë vend në një periudhë kohe, në të cilën ai vend do thoja iu afrua më shumë se kurrë asaj çka nga këndvështrimi i një amerikani apo nga këndvështrimi i një perëndimori nuk do të ishte dëshiruar.

Unë të doja vetëm që të falënderoja rektorin e këdo tjetër që mendoi të më bënte këtë nder, për të më dhënë mundësinë që të ndaja disa nga mendimet e mia në këtë ngjarje, jo si dikush që ka lexuar librin, sepse e përsëris nuk e kam lexuar librin, do ta lexoj, por pastaj nuk do të kem shanse që të flas publikisht për të, sepse ti do të jesh sërish një fantazmë dhe i vetmi vend ku flet për librat është ose këtu, ose në ndërtesën time. Kështu që nëse kthehesh dhe je interesuar për një bashkëbisedim më të gjatë rreth librit në ndërtesën ku unë jam për momentin, do të isha më shumë se i lumtur që ta zhvillonim këtë bisedë dhe t’ju ngacmoja me disa pyetje që jam i sigurt që do t’ju përgjigjeshit ose do t’i shmangnit më shumë sukses.

Më lini ta përmbyll me një citim që është këtu, është e përzgjedhur nga fjalim shkruesi im prej librit. Chris shkruante: “Problemi midis dy vendeve, duket si një shaka në kokën e një komediani të mbrëmjes vonë, por në Ballkan nuk kishte asgjë për të qeshur me këtë”. Duke folur, besoj për periudhën e tij e shërbimit të tij në Maqedoni, sot është Maqedonia e Veriut. Aty fillova të lexoja gjithçka që mund të merrja në dorë për Maqedoninë, vërtet shembulli i asaj çfarë Churchill dikur tha për Ballkanin, – “që ka prodhuar më shumë histori se ç’mund të konsumojë”. Për mua ishte lajm që këtë e kishte thënë Churchill, sepse mua më kishin thënë që e ka thënë Harry Fultz, një amerikan i famshëm këtu që u largua duke lënë pas një letër dashurie për shqiptarët kur amerikanëve iu desh të largoheshin të gjithë dhe ajo ambasadë që ju erdhët të çelnit këtu në këtë mënyrë hakmarrëse. Megjithatë qoftë Churchill a Harry Fultz ka një gjë që duhet të korrigjohet Chris,- Jo ka prodhuar më shumë histori se sa mund të konsumohet, por ende prodhon më shumë histori se sa mund të konsumohet. Fatmirësisht, jo kaq shumë së bashku, por sigurisht në po të njëjtën mënyrë në vendet tona më vete.

Fatmirësisht, duke mos prodhuar kaq shumë së bashku jemi më pak të prirur ditët e sotme për të pasur konflikte, dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme, por ende pa ndalur së prodhuari shumë brenda vendit tona nuk jemi mjaft të prirur për të bërë atë kapërcimin e pjekurisë. Kështu që Chris, faleminderit shumë, faleminderit sinqerisht për atë që je përpjekur të bësh, të takon ty që vendosësh se sa i suksesshëm ke qenë për të ndihmuar këto vende, për të ndihmuar komunitetet e politikën kudo që ke qenë, që të rriten. Për një gjë, sidoqoftë, jam i sigurt që askush që ka pasur shansin, pra të gjithë ata që kanë pasur shansin të punojnë me ty nuk do të mund të të harrojmë kurrë, vetëm për arsye të mira nuk e di, por është e sigurt që ke lënë shenjën dhe gjithkush që ka pasur privilegjin të takoj dhe ka pasur nderin të luftojë apo të përballet me ty.

WhatsApp Image 2025 12 05 at 15.07.37
WhatsApp Image 2025 12 05 at 15.07.36 1
WhatsApp Image 2025 12 05 at 15.07.36

ambasasdor Christopher Hill Edi Rama libër
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.