Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

35 vite nga Lëvizja e Dhjetorit, PD kujton Azem Hajdarin

11:35 / December 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4627
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike përkujtoi sot 8 dhjetorin, me rastin e Ditës së Rinisë. Kreu i selisë blu vendosi kurorë me lule në shtatoren e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari. Të pranishëm ishin edhe dy djemtë e Hajdarit, Kiri dhe Azemi, të cilët qëndruan krah Berishës në ceremoninë solemne, si dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike dhe qytetarë të ndryshëm.

Në fjalën e tij, kreu i të Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, i bëri thirrje të rinjve që të zgjohen dhe të bëjnë atë që prindërit e tyre bënë 35 vite më parë. Ai bëri fajtor Edi Ramën për situatën në vend dhe tha se duhet largimi i tij.

“Nuk duhet të largohemi nga ky vend, dhe nuk duhet ta heqim vëmendjen nga problemet e përditshme të shoqërisë sonë. Duhet të solidarizohemi, të mblidhemi dhe të unifikohemi dhe të shpallim një armik. Ai është Edi Rama, është njeriu që po na largon nga ky vend dhe duhet ta largojmë. Boll më, nga këtej e tutje duhet protestë, duhet grevë, duhet revoltë dhe duhet largimi urgjent i Edi Ramës”, tha ai.

Sot Shqipëria përkujton Ditën Kombëtare të Rinisë, një nga datat më të rëndësishme të historisë së vendit, që shënon 35 vjet nga fillimi i lëvizjes studentore të vitit 1990, protestat paqësore që i dhanë fund regjimit komunist dhe hapën rrugën drejt demokracisë.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh dhe pedagogësh të Universitetit të Tiranës ndërmorën veprimin vendimtar, duke u bërë protagonistë të protestave që ndryshuan historinë e Shqipërisë. Ata marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, duke mbledhur radhët e tyre qytetarë të shumtë, dhe me thirrjen simbolike “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, kërkuan pluralizëm politik, integrim europian dhe vendosjen e parimeve perëndimore të shtetit të së drejtës.

8 dhjetori Azem Hajdari Lëvizja e dhjetorit PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.