Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kush është Joni Keta, drejtuesi i ri i “FBI-së shqiptare”

12:17 / December 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4678
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Joni Keta është zgjedhur këtë të martë, më 9 dhjetor, si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare” e Shqipërisë. Siç bëri me dije drejtuesja e KLP-së Mirela Bogdani, Keta do të drejtojë institucionin për një mandat pesëvjeçar, pa të drejtë rikandidimi, pas marrjes së 11 votave pro dhe asnjë kundër në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Mbledhja e sotme u zhvillua me diskutime mes anëtarëve të KLP-së mbi mënyrën se si duhej të procedohej. Një pjesë e tyre kërkonte që të lexohej relacioni i plotë i Komisionit të Posaçëm që u ngrit në SPAK për të zgjedhur kreun e ri të BKH-së, ndërsa pjesa tjetër mendote se mjafton leximi vetëm i përmbledhjes.

Por për një gjë nuk pati debate, se kush duhet të drejtojë BKH-në.

Keta shërbente më parë si zëvendësdrejtor i BKH-së dhe mori drejtimin e Byrosë që nga shtatori, pas përfundimit të mandatit të Aida Hajnajt. Ai u përzgjedh si drejtuesi më i përshtatshëm pas një procesi rigoroz vlerësimi të kandidatëve, që përfshinte testime fizike, logjike dhe verifikimin e pasurisë. Në garë për drejtimin e BKH-së ishin gjithsej 7 kandidatë, përfshirë prokurorë dhe zyrtarë të lartë të policisë.

BKH-ja është institucioni që mbështet Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në hetimet e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Oficerët e saj specialë garantojnë zbatimin e ligjit dhe zhvillojnë hetime cilësore për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e këtyre veprave.

Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe ka pasur një karrierë të gjatë në policinë gjyqësore, duke filluar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda. Në vitin 2024, ai u zgjodh si zëvendësdrejtues i BKH-së dhe njëkohësisht drejtues i komanduar deri në marrjen e detyrës si drejtues i plotë.

Ai është djali i prokurorit Hysen Keta, ish-drejtues i Prokurorisë së Përmetit, dhe i profesoreshës Majlinda Keta, lektore në Departamentin e Filozofisë në Universitetin e Tiranës.

Vendimi i KLP-së u monitorua nga afër edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Europian, duke vënë në dukje rëndësinë e rolit të BKH-së në sistemin e drejtësisë shqiptare.

BKH drejtuesi Fbi shqiptare Joni Keta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.