Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja Koçiu në Bruksel: Avancojmë reformat kyçe në rend, siguri dhe në menaxhim të migracionit

19:50 / December 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 12 09 at 18.44.17
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me Komisionerin Europian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, ku rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve të Kapitullit 24 dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe migracionit.

Ministrja u shpreh se Shqipëria po ecën me vullnet të qartë politik dhe me vendosmëri në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian, duke avancuar reformat kyçe në fushën e rendit, sigurisë dhe menaxhimit të migracionit. Gjatë takimit, ajo informoi Komisionerin Brunner mbi hapat konkretë dhe progresin e arritur. Ndër to, veçoi finalizimin e kuadrit të ri strategjik për sigurinë dhe migracionin, forcimin e kuadrit ligjor kundër krimit të organizuar, përmes operacionalizimit të Zyrës së Rikuperimit të Aseteve.

Gjithashtu, Koçiu theksoi rritjen e hetimeve dhe operacioneve policore kundër trafikimit të emigrantëve, pastrimit të parave dhe gjurmimit të aseteve të krimit, në bashkëpunim të ngushtë me EUROPOL, FRONTEX, INTERPOL dhe partnerë të tjerë. Ulja e flukseve të migracionit të parregullt, sipas statistikave kombëtare e të BE-së, u konsiderua si rezultat i kontrolleve dhe bashkëpunimit operacional të shtuar. Koçiu vlerësoi mbështetjen politike dhe teknike të KE-së dhe nënvizoi se Shqipëria do të mbetet një partner i besueshëm dhe plotësisht i angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Europës.

Albana Koçiu Bruksel rendi siguria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.