Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama “sfidon” opozitën nga Mirdita: I mundim edhe në gjumë

18:48 / June 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama pas Kurbinit ka udhëtuar drejt Mirditës për t’u takuar me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Teksa foli për punën e bërë në Mirditë nga kreu i bashkisë, Gjergj Ndreca, Rama hodhi akuza të forta për opozitën duke theksuar se ajo ka frikë nga zgjedhjet dhe nga reforma në drejtësi.

“Katër vjet kanë treguar jo me fjalë, por me vepra se sa e drejtë ka qenë vota për Gjergj Ndrecën. Ata kanë ngelur rrugëve, njësoj si rrugët që i lanë rrugëve. Shqipëria nuk mund të turpërohet në sytë e të gjithë botes. Një forcë politike çmendet dhe kërcënon popullin.Të gjithë shqiptarët të mendojnë si njerëz që jetojnë në këtë vend, që kanë familjet dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre këtu. Ne jemi në këtë fushatë zgjedhjesh me një kundërshtar, i cili nuk do zgjedhjet. Një fjalë në tre e kanë vjedhje, vjedhje, vjedhje, sa herë që shohin një punë iu duket vetëm vjedhje. Ata janë qorrat më të mëdhenj. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”-tha Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë u ndal edhe tek çadra e Partisë Demokratike në vitin 2017, ku për të cilën tha se PS-ja i dha gjithçka që kërkoi Lulzim Bashës. Ai foli edhe për gazin e hedhur në protestë, ku shtoi se sasai e gazit është blerë në kohën e tyre dhe pretendimet e opozitës nuk qëndrojë aspak.

“Ata janë pak dhe do të jenë përditë e më pak, sepse njerëzit kanë mërzi, kanë shqetësimi dhe ankesa, revoltë dhe që i ndjekin pas do t’i braktisin çdo ditë. Ata kanë marrë fund moralisht dhe nga mendtë e kokës, ata janë dembelë të mëdhenj dhe Shqipëria nuk ka pasur më parë kaq dembelë. Ky që drejton revolucionin imagjinar. Ky drejtoi Tiranën dhe katër vjet sahati i Tiranës  nuk punoi. Atij nuk i lëviz ora. Ky i paaftë nuk di të drejtojë.

Kanë frikë nga zgjedhjet dhe e dinë se humbin. E mora për dore këtë njeri dhe i thashë: Ku po shkon. I thashë ktheu dhe  të bëjmë diçka për vendin. Ia dhashë të gjitha që kërkoi. Këta kanë dhënë edhe leje shtatzënie për kriminelë për të trembur njerëzit. I mori të gjitha  që deshi dhe ishin zgjedhjet më të qeta që janë bërë ndonjëherë. Iku me pushime dhe u kthye dhe filloi prapë historia.Gazi është blerë në kohën e tyre, është blerë në vendet demokratike dhe që e përdorin për protesta. Kurrë mos u kthefshi. Ne do të ikim kur të vendosë populli. Mos u merrni me ikjen tonë, sepse po ikni në drejtim të paditur. Në zgjedhje ata i mundim në gjumë”-tha  ai.

Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026

Kumbaro: “Smart City” do të rrisë sigurinë në shkolla, teknologjia do të ndihmojë në parandalimin e incidenteve

14:58 / July 16, 2026

Rama: Me Smart City nuk do të ketë më makina të djegura pas krimeve, inteligjenca artificiale do të parandalojë ngjarjet

14:54 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.