Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neonatal: Standarde europiane në kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës

09:35 / December 11, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4802
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Qeverinë Italiane, nisën zbatimin e projektit “Përmirësimi i shëndetit të nënës dhe të porsalindurit në Shqipëri – MATHERNA”, një nismë strategjike që synon transformimin e shërbimeve neonatale dhe të kujdesit për nënat në Shqipëri.

Projekti vjen pak javë pas marrëveshjes së nënshkruar në Romë, gjatë mbledhjes së për bashkët të dy qeverive.

Falë një financimi prej 6 milionë eurosh nga Qeveria Italiane dhe mbështetjes tekniko–shkencore të ASST Fatebenefratelli Sacco, MATHERNA përfaqëson një model të ri partneriteti ndërinstitucional të orientuar drejt ofrimit të shërbimeve cilësore në struktura spitalore moderne, të sigurta dhe të pajisura sipas standardeve ndërkombëtare.

Gjatë fjalës në takimin prezantues, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, theksoi rëndësinë thelbësore të investimeve në periudhën neonatale (0–28 ditë), një fazë vendimtare për zhvillimin dhe shëndetin gjatë gjithë jetës.

“Përmes bashkëpunimit me Qeverinë Italiane nuk po hapim thjesht një fazë të re pune, por po
përcaktojmë një standard të ri në kujdesin neonatal dhe atë maternal në Shqipëri. Ky investim do
të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e familjeve të reja dhe do të na afrojë më shumë me standardet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Ministrja Sala.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, theksoi:

“Shëndeti dhe Shërbimet Shëndetësore janë përparësi të bashkëpunimit dypalësh, siç
parashikohet në Marrëveshjen G2G. ASST Fatebenefratelli Sacco është një institucion zbatues i shkëlqyer; së bashku me Rajonin Lombardia sjellim në Shqipëri jo vetëm burime, por edhe kompetenca të avancuara klinike, dije organizative dhe praktika shëndetësore të përafruara me ato evropiane.”

Drejtoresha e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) në Tiranë, Letizia Fischioni,
theksoi se, bashkëpunimi Italian prej vitesh qëndron krah Shqipërisë me ndërhyrje që integrojnë forcimin e infrastrukturave, zhvillimin e aftësive profesionale dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Sektori i shëndetësisë mbetet një shtyllë e angazhimit tonë tridhjetëvjeçar në vend, përmes nismave që synojnë të përmirësojnë ofertën shëndetësore.

Gjithashtu, Drejtoresha e Përgjithshme e ASSTFatebenefratelli Sacco, Maria Grazia Colombo,
nënvizoi:

“Është një nder për ASST Fatebenefratelli Sacco (Spitali Buzzi dhe M. Melloni i Milanos) që është
përzgjedhur nga Assessorato al Welfare i Rajonit Lombardia si institucioni udhëheqës i projektit të
Shëndetit Materno-Fëmijor në Shqipëri.

Projekti do të zbatohet në dy spitale universitare dhe tre spitale rajonale, dhe parashikon modernizimin e terapive intensive neonatale, futjen e teknologjive të avancuara, standardizimin e protokolleve klinike si dhe forcimin e rrjetit referues kombëtar.

MATHERNA është plotësisht në përputhje me prioritetet e Strategjisë Kombëtare të Shëndetit dhe me objektivat e reformave të Qeverisë Shqiptare, të cilat synojnë uljen e mortalitetit neonatal dhe atij maternal në nivelet e vendeve të Bashkimit Europian”.

bashkëpunim Italia neonatal shërbim Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.