Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Pyetjet e KLP, si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan të katër kandidatët sot

22:45 / December 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arjan curri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e Top Story, u diskutua dëgjesa maratonë në KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, që ‘vulosi’ Klodjan Brahon si kryeprokuro

Analisti Arjan Curri i cilësoi si “Big Brother” pyetjet e KLP-së drejtuar kandidatëve, ndërsa sipas tij ishin skandaloze.

“Pashë një Big Brother. Këto janë pyetje që konkurrentët i Big Brother i bëjnë njëri tjetrit. Dikush i thoshte, ‘a do më ndihmosh ti po të kem ndonjë hall, të të kërkoj ndonjë nder’. ‘Jo’ i thoshin këta, ‘joo’. Një tjetër i thoshte ‘a do na japësh kafe apo kakao’. Këto janë skandale, është turp. Edhe studentëve të mi po tua bëja këto pyetje, do vinin duart në kokë. Aty duheshin pyetje të tipit ‘çfarë është prova’. Aty kishte furça njëri-tjetrit, përdorej termi femër. Ishin ku thërret qameti. Zonjës Musabelliiu duhet ti jepej një votë”-u shpreh Curri.

Nga ana tjetër, profesori Ervin Karamuço tha se të gjithë gabuan në një përgjigje.

“Që në fillim SPAK-u ka marrë ngjyrime amerikanë. Nga trajnimet dhe personat e përzgjedhur. Kjo frymë është përcjellë edhe në KLP. Pyetjet kanë qenë edhe me aspektin psikologjik, si sillen dhe si zgjedhin një alternativë të mundshme në një situatë. Përgjigjet kanë qenë të gabuara, ata duhet të thoshin, ‘këtë ndërhyrje që bëtë në një takim formal do ta raportoj’.

Z. Dumani e ka pasur në majë të gjuhës kur i është kërkuar informacion shtesë, ka thënë ‘stop’. Ata u përpoqën të ishin të njerëzishëm. Z.Braho bëri mirë që e nxori atë gotën se nuk pihet me shishe në atë institucion. U dha një mësim të mirë organizatorëve”-tha Karamuço.

Arjan Curri KANDIDATET karamuco KLP spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026

Të shtënat në barin e plazhit në Athinë, Alket Rizai në kërkim: Duhej të kthehej sot në burg

14:00 / September 14, 2026

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën në GJKKO, avokatët bojkotojnë procesin

11:38 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.