Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lejuan ndërtimet pa leje, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin dhe dy inspektorët e IMT-së

10:35 / December 12, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4879
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një punonjës policie, kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe dy inspektorë të IMT-së, të cilët akuzohen se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtimet pa leje në zonat Pistull dhe Paçram të Bashkisë Vau i Dejës.

Sipas organit të akuzës, të pandehurit dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk kanë kallëzuar kryerjen e veprave penale, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq një punonjës të policisë të shtetit, kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe dy inspektorët për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Moskallëzim krimi’ bazuar në nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.457, të vitit 2025, bazuar në materialin e
referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, rezultoi se më datë 09.04.2025, në rrugë operative u dërguan të dhëna konkrete, se në disa raste, shtetas të ndryshëm në fshatin Pistull dhe Paçram të Njësisë Administrative Hajmel, Bashkia Vau i Dejës, po bëhen ndërtime pa leje dhe se këto shtetas janë favorizuar nga punonjësi i policisë në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës dhe nga inspektorët e IMT-së. Në përfundim të hetimeve, rezultuan të provuara elementët e veprës penale të dyshuar dhe u morrën të pandehur, shtetasit:

– A.D., punonjës i policisë së shtetit, me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Vau-Dejës; i akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese sipas gërmës “dh”, “gj”, “h”, neni 50 i Kodit Penal, të “Moskallëzimi i krimit” sipas nenit 300 të Kodit Penal dhe për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, sipas nenit 248 i Kodit Penal, nën masën e sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të K.Pr.Penale.

– M.L., me detyrë kryinspektor pranë IMT-sënë Bashkinë Vau-Dejës; i akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese sipas gërmës “dh”, “gj”, “h”, neni 50 i Kodit Penal, të “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga nenet 300-25 dhe 248 i Kodit Penal, nën masën sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;

– J.H., me detyrë inspektore pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës, e akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese sipas gërmës “dh”, “gj”, “h”, neni 50 i Kodit Penal, të “Moskallëzimi i krimit” dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 300-25 dhe 248 i Kodit Penal, nën masën sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;

– D.Ll., me detyrë inspektor pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese sipas gërmës “dh”, “gj”, “h”, neni 50 i Kodit Penal, të “Moskallëzimi i krimit” dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 300-25 dhe 248 i Kodit Penal, nën masën sigurimit personal shtrënguese të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; dhe

– B.D.; i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” sipas parashikimeve të nenit 301 i Kodit Penal.

Lejuan Ndërtimet pa leje Prokuroria Shkodrës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Prokuroria e Hagës kërkon nga 45 vjet burgim për çlirimtarët

11:09 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.