Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Vodhën 210 mijë euro energji për “shtëpitë e barit”, 9 të arrestuar

11:38 / December 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4941
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia në Spanjë ka goditur një rrjet kriminal të përbërë nga shtetas shqiptarë, i cili merrej me kultivimin e marijuanës në magazina të përshtatura si “shtëpi bari” në provincën e Zaragozës.

Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, gjatë operacionit policor u sekuestruan 2013 bimë kanabisi dhe mbi 20 kilogramë lule marijuane, ndërsa u zbulua se grupi kishte vjedhur energji elektrike në vlerën e 214 mijë eurove, ekuivalente me konsumin e 250 banesave në një vit.

Në total u arrestuan 9 persona, të moshës 21–46 vjeç, të cilët kishin role të ndryshme në organizatë: nga drejtuesi kryesor që mbulonte logjistikën dhe financat, tek bashkëpunëtorët që transportonin materialet dhe kujdestarët e plantacioneve që jetonin brenda magazinave.

Operacioni nisi në shtator 2024, kur policia gjyqësore e Casetas dyshoi për disa magazina industriale në periferi të Zaragozës që po përdorej për kultivim të paligjshëm. Pas hetimeve, më 2 dhjetor u kryen 8 kontrolle në magazina dhe banesa në Cuarte de Huerva, San Mateo de Gállego, La Puebla de Alfindén, Zuera dhe në Zaragoza.

Policia gjeti edhe shuma të mëdha parash, telefona celularë dhe dokumente të rëndësishme për hetimin. Dy prej të arrestuarve akuzohen gjithashtu për falsifikim dokumentesh publike, pasi kishin përdorur identitete të rreme për të shmangur identifikimin.

Operacioni u drejtua nga policia gjyqësore e Casetas dhe njësia kundër krimit të organizuar dhe drogës (EDOA), me mbështetjen e forcave të sigurisë nga Zaragoza, Huesca dhe Teruel, si dhe qenve të specializuar për zbulimin e drogës.

banda goditet Shqiptare spamjë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.