Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkupi mbushet me flamujt kuqezi, shqiptarët kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

13:13 / December 13, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4948
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë shqiptarë kanë marrë këtë të shtunë, më 13 dhjetor, rrugën drejt kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e protestës së thirrur nga organizatat e veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Me simbole, flamuj dhe pankarta të shumta, sheshi “Skënderbeu” në Shkup ka nisur të mbushet nga një numër i madh pjesëmarrësish.

Kjo është protesta e pestë, pas atyre të mbajtura në Prishtinë, Tiranë, Strasburg dhe Hagë. Klan Kosova shkruan se nga pikëkalimi kufitar mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut, shumë qytetarë kanë marrë me vete pankarta me simbole dhe flamuj të shumtë kombëtarë.

Një qytetar tha se ka marrë pjesë në të gjitha protestat dhe se edhe kësaj radhe ka ardhur pa hezitim.

Protesta e thirrur në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së ka bërë bashkë Fatmir Limajn, Hysni Gucatin dhe Ali Ahmetin, si dhe vëllanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.

Nga OVL e UÇK-së kanë bërë të ditur se ky organizim është paqësor dhe se synohet vetëm të kërkohet drejtësi për katërshen e UÇK-së.

drejtësi flamuj kërkojnë kuqezi Shkupi shqiptarët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.