Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rëndohet bilanci i sulmit terrorist në Sidney, 12 të vdekur dhe 29 të plagosur

14:59 / December 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
123australi sulmi sidney
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rëndohet bilanci i sulmit terrorist në plazhin e Sidney në Australi, ku shënjestër ishin qytetarë hebrenj që po kremtonin festën e tyre.

Mediat dhe autoritetet informojnë për të paktën 12 të vdekur dhe 29 të plagosur, përditësimi zyrtar (nga 10 viktima dhe 12 të plagosur që ishte më parë).

Mes viktimave mësohet se është edhe një fëmijë 10 vjeç, një vajzë e mitur. Gjithashtu dy oficerë policie janë të plagosur rëndë, si dhe një rabin humbi jetën.

Rabini Eli Schlanger (foto poshtë), një emisar i lëvizjes Chabad Judaism me seli në Sydney, mbeti viktimë e sulmit.

image 17

Një autor është midis të vdekurve, tjetri është në gjendje kritike për jetën.

Sulmi u karakterizua si një akt terrorist që synonte komunitetin hebre. Pajisje shpërthyese të improvizuara u gjetën në një makinë

Grupet myslimane në Australi e kanë dënuar sulmin terrorist në Bondi, duke shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për familjet e viktimave. Komuniteti Musliman Ahmadiyya i Australisë (ACMA) tha se ishte “i tronditur dhe i trishtuar nga humbja e jetëve të pafajshme”.

image 18

“Jemi të tmerruar nga brutaliteti i këtij sulmi ndaj një tubimi paqësor të komunitetit”, tha në një deklaratë Presidenti i ACMA-s, Imam Inam-ul-Haq Kauser. “Akte të tilla dhune, të cilat synojnë njerëz të pafajshëm dhe kanë për qëllim të mbjellin përçarje dhe frikë, nuk kanë vend në Australi. Një sulm ndaj çdo komuniteti është një sulm ndaj të gjithëve ne”.

Policia ka thënë se pajisjet shpërthyese të improvizuara të gjetura në një makinë në Campbell Parade janë hequr nga ekspertët e çmontimit të bombave. Pajisjet u gjetën pranë urës nga e cila po qëllonin sulmuesit. Pajisjet u hoqën nga vendi i ngjarjes me një automjet të blinduar.

Ministria e Diasporës e Izraelit akuzoi Australinë për tolerancën ndaj elementëve terroristë.

“Qeveria po bën gjithçka që mundet për të penguar hebrenjtë australianë të jetojnë të sigurt”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Diasporës e Izraelit thotë se qeveria australiane mban përgjegjësi për të shtënat vdekjeprurëse gjatë një festimi të Hanukkah në Bondi Beach të Sidneit, duke pretenduar se Canberra po “bën gjithçka që mundet për të siguruar që hebrenjtë australianë të mos mund të jetojnë në siguri, paqe dhe mbrojtje si hebrenj në vendin e tyre”.

Duke dënuar “aktin barbar terrorist që shënjestroi hebrenjtë që ishin mbledhur për të festuar ndezjen e qirinjve të Hanukkah”, ministria tha në një deklaratë se “gjaku i viktimave është përgjegjësi e qeverisë australiane”.

The 2 dogs in Bondi Beach have been neutralised#bondibeach #bondi #Australia pic.twitter.com/pDYAW3iw7o

— Muhammad Ali Sahil 🇮🇳 علي ساحل (@amsahilofficial) December 14, 2025

I pyetur në lidhje me incidentin në një konferencë për shtyp në Sydney, një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të Australisë tha se njëri nga sulmuesit ishte i njohur për autoritetet.

Ai tha se ishte shumë herët për të dhënë detaje të tilla, por “një nga këta persona ishte i njohur për ne, por jo si një kërcënim i menjëhershëm, kështu që ne duhet të hetojmë se çfarë ndodhi këtu”.

image 19

bilanci rendohet sidney sulmit terrorist
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.