Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë. SHBA: 90% të çështjeve mes Kievit e Kremlinit janë zgjidhur

20:33 / December 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
07 800 0 1765823917xmbyllennnn 964
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e dytë e bisedimeve në Berlin mes Volodymyr Zelensky-t dhe ndërmjetësve amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, për planin Trump të paqes në Ukrainë, është cilësuar si pozitive, por ende ka çështje të pazgjidhura.

Pas bisedimeve, negociatorët amerikanë janë shprehur për mediat se 90% e çështjeve mes Kievit dhe Kremlinit janë zgjidhur gjatë këtyre negociatave, duke shtuar se vendimi final për sa i përket territoreve i përket Ukrainës.

Kancelari gjerman Merz, i cili në një konferencë për shtyp tha se tani kemi mundësinë për një proces të vërtetë paqeje për Ukrainën, edhe pse ky proces është ende i vogël, por mundësia është reale.

“Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dy negociatorët e Presidentit Trump, kanë luajtur një rol kyç në këtë. Garancitë ligjore dhe materiale që SHBA-të kanë vënë në tryezë këtu në Berlin janë vërtet të jashtëzakonshme”, tha ai.

Ndërsa presidenti Zelensky tha se bisedimet për çështjen e territoreve ishin jo të lehta dhe ka qëndrime të ndryshme për sa i përket negociatave. Ai mësohet se ka pranuar propozimin amerikan për të hequr dorë nga anëtarësimi i vendit në NATO, çka u vlerësua nga Kremlini.

Zelensky ka kërkuar në këmbim që siguria e Ukrainës të garantohet përmes një skeme të ngjashme me Nen 5 të traktatit të NATO-s, ku në rast sulmi ndaj një vendi anëtar, të gjithë partnerët i vijnë në mbështetje. Moska kërkon që planit të Donald Trump-it të mos i hiqet asnjë presje, pasi çdo devijim nga thelbi, ku i kërkohet Ukrainës të bëjë Rusisë lëshime territoriale, është i papranueshëm.

90 % Berlin Mbyllen negociatat ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukraina godet një nga rafineritë më të mëdha të Rusisë

14:38 / August 30, 2026

Sulmet ruse me dronë godasin pikat e karburantit në Ukrainë, qindra objekte të dëmtuara

11:59 / August 26, 2026

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, Zelensky shkarkon zyrtaren e lartë të Presidencës! Nën hetim skema e pastrimit të 3.4 milionë dollarëve

17:40 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.