Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashkimi Evropian merr në shqyrtim mbështetjen e Kinës ndaj Rusisë, dyshime për dërgesa armësh drejt Moskës

21:10 / December 15, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kinaputin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Evropian do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë për të diskutuar për mbështetjen gjithnjë e në rritje të Pekinit për Moskën dhe për të shqyrtuar dëshmitë se Kina mund të jetë duke dërguar armë në Rusi për t’u përdorur në fushëbetejë në Ukrainë, thanë për Radion Evropa e Lirë tre diplomatë të bllokut.

Ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të bllokut do të mblidhen më 15 dhjetor për bisedime mbi thellimin e lidhjeve të Kinës me Rusinë, teksa një diplomat i BE-së tha se Brukseli e sheh “mbështetjen kineze në rritje”.

“Çfarë po shohim është se pa mbështetjen e Kinës për Rusinë në këtë luftë, Rusia ndoshta nuk do të ishte në gjendje të bënte atë që po bën”, i tha Radios Evropa e Lirë një diplomat i BE-së, duke folur në kushte anonimiteti.

Një tjetër diplomat i BE-së shtoi se takimi do të përqendrohet në informacionet e fundit për dërgesa të mundshme armësh kineze drejt Rusisë që po përdoren në Ukrainë, gjë që, nëse konfirmohet, do të shënonte një nivel të ri mbështetjeje nga Pekini, përtej furnizimit të vazhdueshëm me mallra me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak, të cilat kanë forcuar përpjekjet luftarake të Kremlinit që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Pekini pretendon neutralitet në luftën në Ukrainë

Ky zyrtar nuk komentoi se çfarë lloj armësh apo pajisjesh kineze mund të jenë dislokuar në Ukrainë. Pjesët kineze kanë qenë një komponent kyç i industrisë ruse të dronëve, e cila përbën një pjesë jetike të përpjekjeve më të gjera luftarake në Ukrainë – nga mbikëqyrja deri te sulmet kamikaze – teksa inteligjenca ukrainase tha në tetor se Kina po i përcillte Rusisë informacione satelitore për caqe në Ukrainë.

Pekini pretendon se është neutral në luftën gati katërvjeçare në Ukrainë dhe ka thënë vazhdimisht se nuk e ka furnizuar Rusinë me armë, por Kina ka vazhduar gjithashtu të thellojë raportet e saj politike dhe ekonomike me Moskën, përfshirë ruajtjen e statusit si një nga blerëset kryesore të naftës ruse dhe si partnere tregtare gjithnjë e më e madhe.

Por thellimi i raporteve të Kinës me Rusinë e ka vënë Pekinin në shënjestër të Evropës, me BE-në që në korrik deklaroi se Kina, përfshirë Hong Kongu, është përgjegjëse për “afërsisht” 80 për qind të shmangieve të sanksioneve kundër Rusisë.

Përveç treguesve të rritjes së mbështetjes për Moskën, ministrat e BE-së do të përqendrohen edhe te raportet ekonomike të bllokut me Kinën, përfshirë kontrollet kineze të eksportit mbi mineralet e rralla strategjike, çështjet e sigurisë në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin e Kinës Jugore, si dhe tensionet e vazhdueshme gjeoekonomike rreth prodhuesit të çipave Nexperia, me seli në Holandë, por që është në pronësi kineze.

Ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë do t’i informojnë gjithashtu ministrat e tjerë të BE-së për vizitat e fundit në Pekin gjatë këtij muaji, ku të dy delegacionet ngritën çështjen e raporteve të ngushta të Kinës me Rusinë.

Në korrik, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i tha shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, se Pekini nuk mund ta pranojë mposhtjen e Rusisë në luftë, pasi kjo do t’i jepte hapësirë Uashingtonit për t’u përqendruar te Kina. Këto komente u raportuan fillimisht nga South China Morning Post dhe më pas u konfirmuan nga Radio Evropa e Lirë.

bashkimi evropian kines mbeshtetjen rusise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.