Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vonesa në përgjigjet zyrtare ndaj gazetarëve, Rama ‘godet’ ministrat: Kush s’jep informacion, të sanksionohet

11:26 / December 16, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot u zhvillua Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve europianë, shoqërisë civile dhe organizatave të medias.

Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka ndërtuar një infrastrukturë funksionale për transparencën, duke përmirësuar kapacitetet për qasje në informacion dhe duke promovuar projekte të reja si Transparent Albania.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e sheh gotën gjysmë plot dhe media, gjysmë plot. “I kemi ndarë rolet, ju e shikoni gotën gjysmë bosh dhe unë e shoh gjysmë plot. Kjo është dinamika që shoqëron demokracinë tonë”.

Ai shtoi se vlerësimet e SIGMA-s tregojnë se Shqipëria ka infrastrukturë funksionale për transparencën dhe se projekti Transparent Albania synon të centralizojë gjithë informacionin në një platformë të vetme, ku qytetarët mund të kërkojnë informacion pa vonesa burokratike. “Një pjesë e mirë e problemeve vijnë thjesht nga përtacia burokratike” ,theksoi Rama.

Ai shtoi se do të dekriminalizohet edhe shpifja. “Nuk kemi dërguar gazetarë në gjyqe për shpifje. Ne do ta dekriminalizojmë shpifjen. Do e bëjmë këtë, edhe pse unë besoj se këtu nuk është problem liria e fjalës, por liria e shpifjes. Ne kemi bërë progres të mjaftueshëm, por patjetër që duhet punuar më shumë për më tepër progres”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama tha se zgjidhja për të drejtën e informimit, është që të sanksionohen zyrtarët e lartë. “Kush ministër nuk jep informacion zyrtar brenda afatit, duhet të sanksionohet. E bëmë këtë edhe me parkimet e ministrave dhe duhet ta bëjmë edhe me kërkesat për informacion. Për të qenë shumë transparent, unë i kam bërë komisionerit një vërejtje se ka një element të munguar në veprimtarinë e tij, që është ai i sanksioneve për autoritetet më të larta. Dhjetë ditë është koha për t’u përgjigjur, pavarësisht se kjo mund të jetë shumë për intensitetin me të cilin sot zhvillohet bota e informacionit. Nëse në ditën e 11-të nuk ka përgjigje, duhet të ketë sanksione. Unë besoj tek sanksionet, sepse në fund të ditës nuk janë kot dhe unë nuk besoj te vetërregullimi i shqiptarëve, grekëve, ballkanasve, italianëve etj, Nuk besoj te vetërregullimi”, tha Rama.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, foli mbi sfidat për kërkesën për informacion.

“Ende ka probleme në lidhje me kërkesat për informacion. Transparenca bën që Shqipëria të përparojë më shpejt drejt BE-së. Problematikat mbeten të njëjta dhe janë theksuar edhe nga Komisioni Europian, përfshirë mospërgjigjen brenda 10 ditëve nga institucionet”.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, deklaroi se qeveria vjen me më shumë transparencë publike, përmes portalit të transparencës.

 “Ne vijmë sot me një qasje të re për transparencë në qeverisje, përmes portalit tonë të transparencës. Kemi marrë zotim për të qenë në dialog të vazhdueshëm me gazetarët dhe komunitetin mediatik. Dëgjuam problemet e tyre dhe duam të jemi më pranë çdo aktivisti të shoqërisë civile”, tha ajo.

Andre Rizzo, i Ngarkuari me Punë i BE-së, vuri në dukje se gazetarët janë ankuar për vonesat në përgjigje nga institucionet. Ai shtoi se BE do e mbështesë Shqipërinë në programet e plota të transparencës.

“Transparenca nuk është unifikuar. Dhënia me vonesë e informacionit mbetet një problem, dhe profesionistët e medias janë ankuesit më të shpeshtë. Uebsitet duhet të jenë të dukshme dhe të aksesueshme, dhe ne presim publikimin online të planit të veprimit. BE do të mbështesë Shqipërinë në programet më të plota të transparencës”, u shpreh Rizzo.

Michel Tarran, Ambasador i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, shtoi se edhe institucioni i tij do japë kontribut në transparencën e qeverisjes.

 “Iniciativat tona fokusohen në lidhjen mes teknologjisë dhe të drejtave të njeriut. Media dhe publiku kanë forcuar raportin e tyre, duke trajtuar informacionin siç duhet. Ligji për të drejtën e informimit mbetet thelbësor. Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të përmirësojë qasjen në informacion dhe të mbështesë një mjedis demokratik”, u shpreh ai.

Konferenca përfundoi me nmesazhin e përbashkët se transparenca dhe qasja e lehtë në informacion janë thelbësore për avancimin e Shqipërisë drejt standardeve europiane, dhe institucionet do të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e procedurave dhe platformave dixhitale.

Edi Rama gazetarëve ministrave vonesa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.