Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kërkesa për Ballukun, sot nuk do ketë mbledhje të Këshillit të Mandateve

16:22 / December 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
399021758 733810045453665 7098713194280956462 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk do të ketë mbledhje të Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e ardhur nga SPAK-u për Belinda Ballukun. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur zyrtarisht pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetes, ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas SPAK, Belinda Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurit, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal. Akuza lidhet konkretisht me procedurën e prokurimit për objektin “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme të viteve të fundit.

Po ashtu, SPAK bën me dije se Balluku ka marrë edhe cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale në shtatë procedura të tjera prokurimi publik. Këto procedura lidhen me projekte madhore infrastrukturore në Tiranë, përfshirë punimet në aksin “Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri”, ndërtimin e disa segmenteve rrugore dhe urave mbi lumin Tirana, si dhe ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës në lotet 4, 5, 6 dhe 7.

Kërkesa e SPAK ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për vijimin e procedimit ligjor ndaj zyrtares së lartë, në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore për deputetët dhe anëtarët e qeverisë. Tashmë pritet që Kuvendi të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë për dhënien ose jo të autorizimit. 

balluku Këshilli i Mandateve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.